Cilat janë dobitë e përdorimit të rregullave të arta që i posedon pejsazhi ynë kulturor dhe cilat janë dëmet e xhepurave të tij
11. 10. 2024
Përdorimi i rregullave të arta sjellë shumë dobi në pejsazhin tonë kulturor, në përmirësimin e nivelit të edukatës, diturrisë, kulturës, humanitetit, moralit, ndjenjave shpirtërore e emocionale dhe aftësive, shprehive e shkathtësive të ndryshme profesionale tek individi, familja, kolektivi, shoqëria e tek kombi në përgjithësi.
Përdorimi i këtyre rregullave gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore, derisa të sjellin dobi të mëdha për pejsazhin tonë kulturor dhe derisa të përmirësojnë nivelin e edukatës, diturisë, kulturës, humanitetit, moralit, emocioneve dhe ndjenjave shpirtërore dhe derisa të zhvillojnë aftësitë, shprehitë dhe shkathtësitë e ndryshme profesionale tek individi, familja, kolektivi, shoqëria e tek kombi në përgjithësi, vërtetë, vazhdojnë të qëndrojnë edhe mëtej, si rregulla të arta në pejsazhit tonë kulturor.
Përdorimi i rregullave të arta gjatë jetës, që i posedon pejsazhi ynë kulturor, nxisin respektin, empatinë dhe bashkpunimin mes individëve, duke ndihmuar në krijimin e një shoqërie, një familje, një kolektiviteti më harmonik, më tolerant, më bashkpunues, më të ngrohtë e më solidar në mes veti. Rregullat në fjalë inkurjojnë individët të shohin përtej interesave përsonale dhe të mendojnë për mirëqenjen e të tjerëve, duke kontribuar në zhvillimin e një kulture më të qëndrueshme në pejsazhin tonë kulturor dhe më të ndjeshme shpirtërisht.
Nga ana tjetër, dëmet që i sjellin xhepurat e këtij pejsazhi përfshijnë në vete rritjen e egoizmit të pasocializuar matrial, ku individët fokusohen vetëm në përfitimet e tyre përsonale, duke injoruar nevojat dhe ndjenjat shpirtërore të tjerëve. Dëmet e përdorimit të xhepurave në fjalë, sjellin edhe ndarje, përqarje, urrejtje, hasmëri e vëllavrasje mes antarëve të një shoqërie, sidomos të shoqërisë shqiptare. Sjellin edhe mungesë të madhe empatike, duke e bërë më të vështirë për njerëzit, të krijojnë lidhje më të fortë autentike dhe të ndihmojnë e përkrahin njëri tjetrin. Kjo e keqe e madh po përhapet mes shoqërisë shqiptare, si një virues shkatërrues i unitetit, zhvillimit e përparimit të shqiptarëve, duke na orientuar drejtë humnerave të ndryshme falimentuese. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!