Çfarë tu themi atyre që po kërkojnë të rikthehemi në besimin fetar monoteist të të parëve tanë

18. 12. 2024

A mos po e kërkojnë ata përqarjen apo unitetin mes popullit shqiptar?! Këtë inisiativë të tyre, une nuk e kam edhe aq të kjartë, se do ti shërbej unitetit tonë kombtar, siq i shërbyen Rilindasit tanë, themelues të kombit shqiptar, apo do ti shërbej përqarjes së shqiptarëve mes veti, sipas apetiteve të qarqeve të ndryshme antishqiptare?! Përsonalisht mendoj se kjo inisiativ shkon në favore qëllkimkqia të qarqeve antishqiptare, jo as sesi, për unitetin e tyre.

Besimi fetar i të parëve tanë iliro-pellazg, ka qenë Paganizmi politeist fetar. Iliro-pellazgët, para se të pushtohej Iliria dhe Kryeqendra e saj Dardania, besimi i tyre politeist Pagan ka qenë i koncentruar kryesishtë në katër elemente kryesore, pa të cilat ishte dhe është e pamundur ekzistenca e botës së gjallë bimore, shtazore dhe e botës së gjallë njerëzore.

Pra elementet e shejta si figura kryesore, përmes të cilave Iliro-pellazgët besonin në Zot, Ishin Toka, Uji, Ajri dhe Dielli, kurse figurat tjera të besimit, ishin figura dytësore. Besimi fetar krishten monoteist katolik e orodoks, ka ardhë tek paraardhësit tanë Ilir në fillim të shekullit 4 të kësaj epoke, përmes Perandorisë Romake, dhe përmes Perandorisë Bizantino-sllave.

Këto dy perandori, i mbajtën të pushtuar e nënshtruar, të poshtruar e të dhunuar deri në shfarosje, paraardhëst tanë arbroro-ilir, që nga shekulli i katërt deri në shekullin e 14, atëherë kur erdhë pushtuesi i radhës perandoria Otomane, me të njëjtin model pushtimi, nënshtrimi, dhunimi e poshtrimi deri në shfarosje, duke e hudhur ne detë popullatën arbroro Ilire që të ketë mish të mjaftushëm për gjallesat e detit, siq i hudhnin shqiptarët në luftën e fundit të Kosovës, nëpër puset e ujtë për pie, përse gjalli e të vdekur, gra e bura, pleqë, plaka e fëmij, kriminelët pushtues serb.

Të gjitha këto represalje, nënshtrime, poshtrime, dhunime e shfarosje gjenocidale, bëheshin përmes aparatit politik shtetnor dhe politikës djallëzore fetare, përmes kishave e gjamiave, përmes kulaqit, kërbaqit e mashtrimeve të llojllojta kundër shqiptarëve, nga pushtusit tanë Latino-romak, greko-bizantin e sllav dhe nga pushtusit Otomano-turk.

U mbetet për obligim atyre që po thrrasin të kthehemi në besimin fetar, të të parëve tanë, të na sqarojnë, se cilin besim tonin e konsiderojnë të parë, pas të cilit kanë qëndruar paraardhësit tanë, të na sqarojnë edhe këtë , se pse Rilindasit tanë Themelues të kombit shqiptar , nuk ia bënë popullit kërkesën magjike, që të khen shqiptarët në besimin fetar të të parëve tanë.

Mos ndoshta, “patriotët” më të mdhej të kohrave, po mendojnë se krishterimi katolik është besimi ynë i parë, mos ndoshta po mendojnë se krishtërimi ortodoks është besimi ynë i parë apo ndoshta po mendojnë mos është besimi i parë i paraardhësve tanë besimi musliman islam?!

Besimi i parë i paraardhësve tanë është besimi politeistë Pagan, tjerat besime fetare na kanë ardhë përmes pushtusëve tanë. Ata që e fusin zjarrin përqarës mes shqiptarëve, besoi shum se, do të digjet të parët në te!

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje