Befasi te prapshta po ndodhin mes kombit shqiptar
30. 08. 2020
Disa shqipfoles po paraqiten ne skenen tone politike, kulturore e kombtare më evropian se sa Evropa, më aziatik se sa Azia, më pape se sa Papa ne Vatikan, më sulltan se sa Sulltani në Stamboll, më Janullatos se sa Janullatosi ne Athine, i cili po sherben ne Shqiperi me misione te caktuara antishqiptare, më Irinej se sa Irinej në Beograd, te cilit i kane mbete syte hapur per “djepin” e “civilizimit” serb ne Gazimestan.
Më çam se sa çamet qe e kane perjetuar golgoten shfarosese te pushtimit grek, edhe pse nuk jane ne gjendje as më te voglen ndihme tua bejne atyre, më muhaxhir se sa muhaxhiret shqiptar qe e kane perjetuar tmerrin e pushtimit serb, malazez, e maqedon dhe perzenjen me dhune nga trojet e veta edhe pse nuk e kane guximin as sa te lepurit te ballafaqohen me pushtusit ne fjale, ne mbrojtje te muhaxhireve!
Per ta thelluar edhe më shume perqarjen e shkatrrimin mes nesh, keta shqipfoles sikur gladiator i turren njëri tjetrit duke iu kercnuar ne mbrojte te mitit e kultit te partise te ciles i takojne, ” une jam LDK-ash”, “une jam PDK-ash”, “une jam AAK-ash”, “une jam “AKR-ash”, ” une jam PSD-ash” e “VV-ash” edhe pse te gjithe nuk jane ne gjendje ta trembin as macen prej persheshit, qe ua lepine, ua pershesh edhe bishtin e vete, ne te dhe ua hane para dureve persheshin e tyre.
Ketyre shqipfoleseve pak po u duket se kombi shqiptar eshte jo unik e i perqar mes veti, ku nga kjo vetedije e mbrapshte e tyre po i fryjne zajarit perqares duke perdor lenden djegese te perqarjes, te urrejtjes, te vellavrasjes mbi baza fetare, politike, ideologjike, regjionale dhe grupore.
Fatkeqesishte kjo pjese e shqipfolesve te harlisur ne mesin e kombit tone, kane harruar tersishte se jane shqiptar, kane harruar se prap po bejne perpjekje pushtusit tane te marrin pjese më te mira te atdheut tone, siq i kane marr më pare dhe ti perzen shqiptaret nga trojet e veta, siq i kan perzene më pare, qe ta mbushin edhe më shume me muhaxhir te rinje Kosoven e Shqiperine me prejardhje nga jugu i Shqiperise dhe nga juglindja, verilindja dhe veriperendimi i Kosoves.
Çfare t`i thuhet kesaje pjese shqipfolsish?! Perpos tu thuhet, Zoti ua marroft fytyren edhe pse fytyre nuk u ka mbete fare, duke u paraqit ata qe nuk jeni, duke u fshehur pas maskave patriotike, atedhedashese, pas maskave kombtare, se gjaja jeni dashamire te çameve shqiptar, dashamire te muhaxhireve shqiptar, dashamir te popullit shqiptar, dashamire te atedheut dhe guximtar te mbrojtjes se tyre dhe mbrojtjes se atdheut, edhe pse ne realitet jeni demtusit me te medhej te qeshtjes sone kombtare, demtusit me te mdhej te unitetit tone, stimulusit me te mdhej te perqarjeve, urrejtjeve, fyerjeve e vellavrasjeve mes nesh, per mbrojtjen e interesave tuja personale e banale, ne dem te interesave tona kombtare, shtetnore e institucionale! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!