Atë që s’do për vete, mos ua bëj të tjerëve-N.F

15. 09. 2024

Në këtë thënje të urtë auturi në fjalë, sugjeron gjërat që nuk i dëshiron për vete, nuk duhet tua bësh të tjerëve. Poashtu thënja në fjalë thekëson rëndësinë e respektimit të dëshirave dhe preferencave që i kanë tjerët, duke treguar kujdes e vëmendje të shtuar dhe mirëkuptim ndaj tyre. Edhe populli e thot: ” ate që nuk ke dëshirë të ta bëj dikush, mos ua bënë edhe ti atyre”.

Ky mesazh fisnik, human e njerëzor, po të përdorej sa e si duhet dhe të jetësohet mes njerëzve, bota njerëzore nuk do të ishte e mbushur me divergjenca, kundërshtime, urrejtje, përqarje, hasmëri vrasje, vllavrasje e luftra të përgjakshme, shfarosëse dhe gjenocidale, mes popujve mbi baza fetare, politike, regjionale, mbi baza kombtare, ekonomike, kulturore, politike e mbi baza gjuhësor.

Kjo e keqe e madhe, a ka ndodh, apo jo, mes shqiptarëve, kjo e keqe e madhe dhe gjenocidale a ka ndodh prej serbëve ndaj shqiptarëve, prej malazezëve ndaj shqiptarëve, prej maqedonëve, ndaj shqiptarëve dhe prej grekëve ndaj shqiptarëve? Të mos flasim edhe për të kqijat gjenocidale ndaj pushtusëve tanë latino-romak, heleno-bizantin dhe turko-aziatik!

Disa filozof thojnë: ” po tia shiqosh veprimet e disa njerzëve dhe popujve, janë më të egra se sa veprimet e bishave të egra në pyll”, ” njeriu për njeriun është ujk” e tj. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje