Ajo qe e themi eshte veprim i ulte mashtrues nese nuk perputhet me ate qe jemi
Psikologjikishtë është konstatuar se ajo që jemi më bindshëm flet e pasqyrohet para tjerëve, se sa ajo që pretendojmë të paraqitemi me çdo kusht.
Më bindshëm rrezaton tek tjerët karakteri e personaliteti ynë që e posedojmë permes sjelljeve tona, se sa ajo qe e themi apo nuk e themi publikisht.
Tek secili personalitet posedohet nje fuqi mahnitese, për mirë ose për keqë në karakterin dhe personalitetin e tije, e cila rrezatohet në publik pavaresisht deshirës dhe synimit për ti maskuar t`metat, djallezitë, dinakeritë, cinizmin, injorancen, hipokrizine, xhelozine, lakmine ekstreme, amoralitetin dhe tradhtine, sepse keto vese më zeshem, më kjarte e më bindshem flasin se çka në të vertetë jemi si njerëz, e jo ajo se çka pretendojme te paraqitemi ne publik permes fjaleve maskuese. Sot është mbushur përplotë shoqëria, sidomos ajo shqiptare dhe elita e saje politike, intelektuale e fetare me tipa njerëzish, që më shumë paraqesin para publikut rrezatim maskash e kamuflimesh per t`i mbuluar djallezite e dinakeritë e tyre para opinionit, që shkojnë në dëm të interesave të tyre e në favor të interesave te ulta përsonale, se sa rrezatim i natyrshëm njerëzor, i drejte, human, moral e kombtar.
Lexuesi im i dashur, sa do që i maskojmë veset apo ligesite tona përmes asajë qe flasim, ato flasin me kjarte se sa maskat tona permes se cilave bejme perpjekje gjate tere jetes te paraqitemi ne publik ata qe vertete nuk jemi. I juaj, mësusi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!