Atmosfera e mire ne familje dhe anasjelltas

Nje familje qe ka mirekuptim, tolerance, respekt, bashkpunim dhe dashuri mes antareve te familjes, mes prindereve e femijeve dhe mes bashkshorteve, medoemos ne ate familje krijohet nje atmosfere e mire dhe e lumtur familjare, ku proceset e ndryshme te organizimit ne familje zhvillohen më mire ne rriten dhe edukimin e femijeve, ne mirembajtjen e ambientit shtepiak, ne ruajtjen e inventarit qe e posedon shtepia, ne shpenzime sipas nevojes dhe mundesive qe ka familja, ne kujdesin dhe menagjimin e drejte  te hyrave dhe shpenzimeve. Secili antar i familjes e merre pergjegjesine qe i takone ne familje sipas moshes e pjekurise se tij fizike e psikike dhe i kryen detyrat e obligimet e veta personale e familjare, nen perkujdesin, ndihmen e udhezimin e prinderve, sipas nevojes qe ata kane.                                                                                                                                         Ne nje familje ku mbizotrojne brimat, sharjet, grindjet, fyerjet, mosmirekuptimi, mostoleranca, mosrespekti, mosbashkpunimi, perqarja dhe mosdashuria, do te shkaterrohet tersisht atmosfera e mire ne familje, do te krijohet nje rremuj, humbje e rendit shtepiak, rritje dhe edukim jo i drejte e i shendetshem i femijeve, momarrveshje, konfrontime mes bashkeshorteve, divorce mes tyre, trajtim jo i mire i femijeve nga prinderit, depertim i dukurive negative ne familje, alkoholi, duhani droga e dukuri tjera devijante dhe amorale.                                                                                                      Lexusi im i dashur, kure e shqiptojmë fjalën familje, automatikisht ne mendjen tone linde ngrohtësia emocionale, dashuria, siguria dhe mbështetja e ndërsjellte mes familjareve. Kjo situatë e shkëlqyer mund të arrihet vetëm atehere kure i permbahemi mirekuptimit dhe dashurise me vendosmeri te plote mes antareve te familjes ne pergjithesi, mes prinderve e femijeve dhe mes bashkeshorteve ne veçanti. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje