Nuk eshte menquri t`i fajsojmë tjeret pa i korigjuar gabimet dhe fajet tona

Shumica prej nesh perpiqemi t`ua hudhim fajin tjereve per veshtiresite tona, pa e kuptuar dhe pa e pranuar se per çdo gabim e veshtiresi ne jeten tone, fajtore kryesore jemi vete. Pa u vejdisuar se kush jemi, cilat jane fajet dhe gabimet tona dhe pse i bejme ato, perhere e kerkojme fajin dhe gabimet tek tjeret.
Me kalimin e kohes, socializimin dhe humanizimin e sjelljeve tona, do te vejdisohemi se kemi qene gjithmone armiku më i madh i vetes dhe shkaktar i fatit te keq dhe jeteses jo te mire ne nivel personal, familjar e kombtar.
Per t´u larguar nga situatat e palakmueshme per shkak te fajeve dhe gabimeve tona, eshte e nevojshme se paku nje here ne jave, te ulemi dhe t´i analizojme veprimet tona se a kemi gabuar apo jo gjate javes, nese kemi gabuar, ku kemi gabuar ndaj njerezve dhe vetvetes, si t´i permiresojme ato gabime, çka duhet te bejme ne te ardhmen qe mos t´i perserisim gabimet e fajet tona dhe te mesojme prej tyre e mos t`i perserisim herave tjera.
Po e beme kete veteanalize, do ta verejme sa shume gabime bejme ndaj njerezve dhe vetvetes.                                                                                                    Ata qe e bejne shprehi, se paku nje here ne jave te bejme nje analize te hollesishme te veprimeve te veta gjate jetes, do t´i ndihmojme vetes me shume se çdo ndihmese tjeter.
Ja disa prej gabimeve tona qe mund t`i bejme gjate jetes: humbja kot e kohes, ngacmimet, fyerjet, etiketimet dhe grindjet pa shkas mes nesh, humbja e kohes duke u marre me punet e tjereve, jo me punet tona te cilat na presin t´i perfundojme, nervozohemi, shqetesohemi dhe dalim prej taktit per vogelsira qe nuk qojne peshe fare ne jeten tone, pos shkaterrimit te shendetit tone fizik, shpirteror, intelektual, moral e social dhe grindemi pa fund me tjeret, per t´i bere ata te sillen sipas bindjeve tona. Edhe sa e sa gabime tjera i bejme gjate jetes.
Lexusi im i dashur, fshehtesia e mbrojtjes nga gabimet dhe fajet tona qendron ne menyren e analizes se veprimeve personale qe i bejme ne raport me tjeret e ne raport me veteveten dhe gjetjen e menyres sheruese te dobesive, gabimeve dhe fajeve qe i posedojme, para se te na rrenojne ato. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje