A mundemi ta përmirësojmë temperamentin tonë apo jo
30. 04. 2025
Temperamenti mund të përmirësohet deri në një masë të konsidrueshme, sipas konstatimeve hulumtuse pedagogjike, sociologjike, psikologjike, psikiatrike dhe neuropsikiatrike. Temperamenti, në thelb është baza jonë biologjike e sjelljes- diçka që trashigohet dhe është relativishtë e qëndrueshme gjatë jetës. Por mënyra se si e shprehim temperamentin dhe si e menagjojmë atë, është shumë e formueshme dhe mund të zhvillohet mëtej.
VËZHGIMI dhe VETËDIJA është hapi i parë që e mundëson mënyrën se si shprehemi gjatë jetës. Duke i kuptuar më mirë shprehjet tona natyrore si, a irritohemi shpejtë dhe a jemi shumë të ndjeshëm, varësishtë nga mënyra e të shprehurit, kemi mundësi ti ndalojmë reagimet automatike, sepse vetëdija është hap i parë i çdo ndryshimi.
MENAXHIMI i EMOCIONEVE, teknikat si frymëmarrja e thellë, meditimi, ristrukturimi i mendimeve negative ose teknika e kontrollit të impulsit, ndihmojnë të zbusin reagimet temperamentale e emocionale.
STËRVITJA e QËNDRUESHMËRISË, përmes përballimit të sfidave të vogla gradualisht e rrisim aftësinë për të mos reaguar menjëher emocionalisht ndaj çdo situate.
FORMIMI i SHPREHIVE apo ZAKONEVE të REJA
Duke përsritur sjellje të reja si durimi e reflektimi para veprimit, trurit i mundësohet të krijoj lidhje të reja neuronale. Me kalimin e kohës, sjelljet e reja bëhen më të natyrshme.
MËSIMI i AFTËSIVE të KOMUNIKIMIT, tmperamenti shpesh del në pah përmes ndërveprimit me të tjerët. Duke mësuar të dëgjojmë aktivisht dhe të shprehim qartë nevojat tona, i shmangim shumë konflikte të panevojshme.
MJEDISI dhe MBËSHTETJA, një mjedis pozitiv dhe njerzë që na ndihmojnë të rritemi emocionalisht ndikojnë shumë në moderimin e tipareve të temperamentit tonë.
Duhet ta kemi të kjartë, se temperamenti nuk ndryshon si bazë biologjike, por ndryhojnë regimet, zakonet apo shprehitë tona emocionale dhe mund të përmirësohen thellësishtë me vetëdije, e ushtrime të vazhdueshme dhe me mbështetje të duhur.
Siq kemi mësuar më parë se ekzistojnë kater kategori të temperamnetit sipas Hipokratit dhe Galenit, si: SANGUINËT, KOLERIKËT, MELANKOLIKËT e FLEGMATIKËT. Sipas Karl Jungut ekzistojnë tri kategori,të temperamentit, si: EKSTRAVERT; INTRAVERT dhe AMBIVERT. Secili temperament ka dispozicionet e veta të cjelljes, të mira apo të këqija qofshin ato, të cilat kanë nevojë për ndryshim e përmirësim në veprimet e tyre.
I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!