Çdo e keqe që i vie një shoqërie, i vije nga politikanët që i ka vuar në ballë me votën e vetë

9 Mars 2013

E keqëja që i vie shoqerise, i vije për shkak të sjelljeve të atyre politikanëve që jane egoist ekstrem e të pangopur për karierë e pasuri, që janë të pandershëm shpirtërisht, moralisht, njerzisht e kombtarisht, që jane shume fytyrësh apo pa fytyre e pa kurriz, krejtësisht butak, skrrajor e shpuzor, trup, shpirt e mendje.

Fatkeqësisht bukur shumë është shtuar numri i tyre në trojet shqiptare!

Nga kjo kategori njerëzish e politikanësh dita ditës po shkatërrohet vendi, pasuria e tijë, po shkaterrohet kultura, shkenca, arsimi, shëndetësia, ekonomia, drejtësia e fusha tjera jetike për popullin shqiptar. Nga kjo kategori njerzish po rritet varfëria, papunësia dhe mënyra e të jetuarit përplotë vujtje e mjerim.

Ndërsa në anën tjetër, mënyra e të jetuarit të egoistëve ekstrem, të pangopurve e të pa njerzishmeve, po i ngjanë shumë mënyrës së të jetuarit, si derr i kenaqur.Te pa ngopurit, të pa ndershmit e të pa njerzishmit, kohëve të sotit nuk po lëne gurë pa rrotulluar, për macat e kucat e veta, me i punësuar, përmes mënyrave më të korruptuara të mundeshme, që të largohen sa më parë nga gjendja e të jetuarit si Sokrat i vuajtur e ti ofrohen sa më afër gjendjes së të jetuarit, si derr i kënaqur.

Për shkak të këtyre kategorive njerëzish e politikanësh, është në nderinë e në favorin tonë, të kemi kujdesë të shtuar, se kujtë po ia apim votën, që mos ta vrasim vetën me dorën tonë dhe mos ti përzëm fëmijët tanë nga trojet tona që të dalin rrugëve të bëtës për ta fituar bukën e gëjës!

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje