Meritë e madhe është të bëhemi të dijshëm e të ndershëm, jo të hiqemi si të tillë

7. 10. 2022

Sa më të dijshëm e të ndershëm jemi, më shumë e socializojmë dhe e humanizojmë natyrën tonë grabitqare, e cila shpeshëherë ia kalon grabitqarëve më të mëdhej të pyllit. Njerëzit që hiqën si të dijshëm e të ndershëm, veshtirë e kanë ta maskojnë para tjerëve natyrën e vetë të grabitësit, hileqarit, ziliqarit e cinikut, sepse ajo që jemi rrezaton më shumë, se sa ajo që dëshirojmë të paraqitemi në opinon.

Sa më grabitqar që jemi, aqë më shumë e lakmojmë pasurinë e grabitur nga tjerët, e në dëm të tyre, duke harruar fare nderin tonë përsonal që duhet ta posedojmë, edhe pse me natyrë grabitqare nuk posedojmë nderë aspak.

Të jesh njeri i dijshëm dhe i ndershëm, do të thot, më shumë të kesh vyrtyte se sa vese. Njeriu me vyrtyte njerëzore, e ka në zemer, në shpirt e në mendje respektin, mirëkuptimin, tolerancën, bashkpunimin, solidaritetin, dashurinë dhe vetëpërmbajtjen në raport me tjerët dhe në raport me veset e liga që janë kundër intresave të tjerëve.

I dijshmi dhe i ndershmi është i pasionuar pas diturisë dhe perhapjes së sajë tek tjerët, i pasionuar pas punës, drejtësisë, barazisë dhe lirisë mes njerëzve. I pasionuar apo i dhënë pas dashurisë ndaj gjuhës amtare, si nënë e të gjith gjuhëve të botës dhe i pasionuar pas profesionit që i takon. I pasionuar pas zhvillimit e përsosjes së kulturës, historis e shkencës, ekonomisë, shëndetësis, drejtësis dhe arsimit mes kombit që i takosh.

I pasionuar pas edukimit dhe rritës së mirëfilltë të gjeneratave të reja, që e ka varur shpresën mbi supet e tyre, e ardhmja e vendit dhe kombit në përgjithësi. I pasionuar edhe pas cilësive tjera të shumta, mbarsur me me genin e diturisë dhe ndershmëris njerëzore, si njëri ndër virtytet e larta.

Njeriu i padijshëm dhe i pandershëm, më shumë ka vese se sa vyrtyte njerëzore. Atë e karakterizon arroganca, injoranca, dinakeria, cinizmi, hipokrizia, egoizmi, urrejtja, xhelozija, armiqësia, serviliteti, gënjeshtra, pafytyresia, tradhtia, amoraliteti dhe pabesia në raport me tjerët e në raport me kombin, edhe shumë vese tjera i posedon kundër njerëzimit, edhe përkundë përpjekjeve ti maskoi ato.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë qast, se në duarë tona është të bëhemi njerëz të dijshëm e të ndershëm ndaj tjerëve, e jo të hiqemi si të tillë, duke mashtruar vetën edhe tjerët. Disa janë të gatshëm vetëm ti marrin Kosovës e qytetarëve të saj. Këta janë parazit e zhvatës të pangopur.

I juaj, mësusi Isë!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje