Asgjë e këndëshme në këtë jetë, nuk arrihet pa punë e pa dituri
16. 02. 2025
Pa punë e pa dituri, pa përkushtim e qëndrueshmëri, pa sakrificë e vendosshmëri, p dëshirë e vullnet pa guxim e dashuri nuk arrihet liria, pasuria, jeta e lumtur, e dinjitetshme dhe krenare. Nuk mund të bëhesh i pasur, dietar, politikan i mirfillt e vizionar, fetarë i sinqert që e beson Zotin pa lajka. Nuk mund të behesh edukator i femijëve tu në familje si prindël dhe i gjeneratave të reja në shkollë si mësues, pa përgatitje profesionale, pedagogjike, psikologjike, didaktike, meodike e metodologjike.
Nuk mund të behesh kombëtar i guximshëm, vizionar, i dashur për tjerët, punëtor i mirë e i suksesshëm, sakrifikues për atëdhe, për liri e për popull, nëse nuk lexon, nuk mëson, studjon, nuk hulumton dhe nuk paisesh me njohuri, shprehi e shkathtësi bashkohore, të cilat i kërkon koha, pasuria, i kërkon dituria, politika, feja, i kërkon edukata, arsimi, kultura, shëndetësia, ekonomia, drejtësia, shkenca, i kërkon familja, i kërkon shteti e atdheu, i kërkon lumturia, krenaria e sinqeriteti, i kërkon vëndi i punës, shteti dhe kombi në përgjithësi!
Sot është shumuar numri i atyre, që po synojnë t’i arrijnë të gjitha të “mirat” e kësaj bote pa punë, pa dituri, pa sinqeritet, pa njerëzishmëri, pa drejtësi e pa dinjitet! Një arritje e tillë është e pameritushme, e pandershme, plotësisht e turpshme, jo parimore, jo humane dhe aspak njerëzore. Arritjet e tilla herët ose vonë, në fund e kanë haraqin e madh dhe të turpshëm, të mos them tragjik!
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!