Një numër i vogël i njerëzve të jashtëzakonshëm mes shqiptarëve, e ka të pamundëshme ti qoi përpara proceset e zhvillimit tonë

09. 11. 2024

Ky numër i pamjaftueshëm në mesin tonë i kanë mundësitë e vogla, tu dalin përballë e tu shpallin luftë gjepurave të kohës, që ti zavendësojnë atë me rregullat e arta të kulturës së pejsazhit tonë ekonomik, shëndetësor, arsimor-edukativ, juridik, politik, fetar, kulturor e shkencor. Grupi në fjalë, sado të përpiqet, ti qoi përpara proceset e zhvillimit, e ka të pamundur të depërtoi, me procese progresive, mes një shumice të zakonshme, që ushqim kryesor i kanë gjepurat, të cilat dominojnë në pejsazhin tonë ekonomik, shëndetësor, arsimor-edukativ, juridik, politik, fetar, kulturor e shkencor.

Ne shqiptarët pa bërë përpjekje të jashtëzakonshme, e kemi të pamundshëm të dominojmë mbi njerëzit e zakonshëm që ushqehen me gjepura të konsumuara, të përtypura e të ripërtypura sa e sa herë, të cilave u ka kaluar afati i përdorimit të tyre. Gjepurat e pejsazhit tonë ekonomik, shëndetësor, arsimor, edukativ, juridik, politik, fetar, kulturor e shkencor, për momentin po dominojnë apsolutishtë mbi rregullat e arta të pejsazhit tonë në fjalë, duke penguar me të madhe rregullat e arta, të cilat mund të japin favore të shumta në procesin tonë organizativ të përditshëm.

Përkrahja e përsosjes dhe investimeve të mjaftueshme, është një fuqizim i madhë i forcës intelektuale, edukative, morale, humane, sociale, është një fuqizim i dëshirës, vullnetit, guximit, dashurisë, solidaritetit, bashkpunimit sistematik e hap pas hapi në mënyrë reciproke, zbehet dhe bie për tokë mundësia e përdorimit masiv të gjepurave, që e dominojnë pejsazhin tonë kulturor.

Është e pamundur të mbahet në nivel të duhur progresiviteti ekonomik, shëndetësor, arsimor, edukativ, juridik, politik, fetar , kulturor e shkencor, pa ekspertë të mjaftushëm dhe adekuat të fushave të ndryshme ekzistenciale, që u përmendën më lartë dhe pa përpjekjet e tyre të jashtzakonshme, që të dominojnë rregullat e tyre të arta, mbi gjepurat e kohës që po dominojnë ende në pejsazhin tonë kulturor, të cilat po e pamundësojnë të ecim përpara, krahas njerëzve të botës.

Njerëzit që e qojnë përpara shoqërinë shqiptare, janë ata njerëz që e admirojnë fuqinë e mahnitshme të trurit, pa të cilin nuk ka inovacione në asnjë fushë që u pëprmendën më lartë dhe janë të domosdoshme për ta quar përpara njerëzimin, përmes inovacioneve të shumta, që kanë depërtuar jo mjaftushëm në fushat e ndryshme ekonomike, shëndetësore, arsimore, edukative, juridike, politike, fetare, kulturor dhe shkencore.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje