20. 08. 2024

“Një njeri që njeh vetën e tij, e njeh dhe perëndinë”. N.F

Në kuptimin më të thellë, kjo thënje e urtë sugjeron, se një përson që është i vetëdijshëm për vetën e tij, ai ka mundësi ti njeh edhe vlerat dhe dobsitë e veta dhe mund të ketë një lidhje më të thellë ne aspekte tjera të jetës, përfshirë edhe besimin në Zot. Pra, kurë njihemi mirë me vetën tonë, mund të kuptojmë më mirë e më thellë botën që na rrethon.

Në esencë kjo thënje e urtë nënkupton edhe përsonin i cili nuk është i vetëdijshëm për vetën e tij, nënkupton përsonin që nuk i njeh vlerat dhe dobësitë e veta dhe nuk mundë të ketë lidhje më të thellë me aspekte tjera të jetës, përfshirë edhe besimin në Zot. Poeti ynë Naim Frashëri me këtë thënje sugjeron në radhë të parë arsimimin dhe edukimin e njeriut, pa të cilat vështirë e ka ai, të njeh vetën sa e si duhet, e lere më ti njeh tjerët dhe gjërat e ndryshme jetësore.

Njeriu që nuk e njeh vetën, dobësitë dhe përparësitë e tij, e ka edhe më të vështirë ti njoh tjerët, dobësit e përparësitë e tyre dhe të mos flasim për lidhje më të thella në aspektet tjera jetësore e për besimin në Zot, i cili nuk mund të ketë vizion real për bindjet dhe besimet e veta përsonale. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje