Mendimet, besimet, bindjet dhe paradigmat tona janë sinjale orientuse gjatë jetës
30. 01. 2024
Këto sinjale sipas përmbajtjes së tyre dhe sipas sasisë e cilësisë që e posedojnë ato, i orientojnë edhe sjelljet tona, për mirë apo për keq gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore. Mënyrën e orientimit të sjelljeve tona që i stimulojnë mendimet, bindjet, besimet dhe paradigmat që i posedojmë, na e dëshmon praktika gjatë jetës, për mirë apo për keq qofshin ato, përmes rezultateve që rrjedhin sipas përmbajtjes së tyre, gjatë zgjidhjes së një problemi të caktuar. Njerëzit e suksesshëm të botës i kontrollojnë, i ndryshojnë dhe i përshtatin sistematikisht sipas nevojës, mendimet, bindjet, besimet dhe paradigmat e veta, të cilat nuk japin rezultate të volitshme, duke i mbështet ato sa më shumë në zakonet themelore që i përvetësojnë parimet më të drejta të mundëshme gjatë zgjidhjes së problemeve të ndryhme.
Secili prej nesh ka mendime, besime, bindje dhe paradigma që i stimulojnë sjelljet tona gjatë jetës, të cilat mund të ndahen në dy kategori kryesore, “në kategori që i interpretojnë realitetet e ndryshme të cilat na rrethojnë ashtu siq janë, apo që i interpretojnë ato ashtu siq duhet me qenë”. Shprehur shkurt ne intrpretojmë çdo gjë që e përceptojmë dhe e përjetomë përmes mendimeve, bindjeve dhe paradigmave tona, ku rrallëherë e vëjm në dyshim përpikmërin në pasqyrimin e reliteteve për të cilat bëhet fjalë, duke supozuar se mënyra se si i shikojmë gjërat,” janë ashtu se si ato janë në të vërtetë apo se si ato duhet të jenë”. Pra proceset e të mendurit në fjalë, kanë nevojë të përcillen sistematikisht gjatë jetës se, mos u ka skaduar koha dhe nuk u përgjigjen nevojave tona sipas kërkesave të kohës.
Sa më të vetdijshëm të jemi rreth mendimeve, bindjeve, besimeve, paradigmave dhe sjelljeve tona themelore, parashikimet dhe shkalla e ndikimit nga eksperienca jonë, po aq më shumë përgjegjësi marrim rreth proceseve mendore dhe sjelljve tona, që ti shqyrtojmë ato dhe ti vëjmë në provë përballë realitetit me të cilin ballafaqohemi. Të dëgjojmë të tjerët dhe të jemi të hapur ndaj pëceptimeve, mendimeve, bindjeve, paradigmave dhe sjelljeve të tyre, për ta formuar si rrjehim një pamje më të thellë, më objektive dhe më të kuptueshme rreth gjërave e realiteteve të ndryshme me të cilat ballafaqohemi dhe përpiqemi ti zgjidhim ato në fvorin tonë. Sa më të kontrolluara të jenë përceptimet, mendimet, bindjet, besimet, paradigmat dhe sjelljet tona, rezultatet janë më të frytshme rreth përpjekjeve që i bëjmë për ti zgjidhë qështjet problemore që na dalin para si pengesë gjatë jetës. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!