Kemi nevojë të ndryshojmë, të bashkohemi dhe të forcohemi, me i mbrojtë trojet tona dhe lirinë

28. 01. 2024

Për ta ndryshuar këtë gjendje mes të cilës jetojmë, na duhet sa më parë të bashkohemi dhe të forcohemi, që ti mbrojmë trojet tona dhe lirinë, të cilat naj moren fqinjët tanë pushtues sllavo-grek, me përgdheljen e Europës, që i stimuloi ata me tokat tona, edhe përkundër gjenocidit që e ushtruan ndaj shqiptarëve për afër dy shekuj me radhë e deri në ditët e sotit. Edhe pse Serbia po armatoset deri në dhëmb, ajo po e akozon SHBAN dhe forcat tjera perëndimore, se po e armatosin Kosovën për vetë mbrojtje. Këtë mesazh të Serbisë ne shqiptarët në përgjithësi kudo që jemi e Kosova ne Veqanti, duhet ta mirrim seriozisht, nëse nuk dëshirojmë të mebesim nën majorizimin e Serbisë, që po planifikon ti vej nën tutelën e sajë dhe të Rusisë vendet e ballkanit perëndimor, posa qërisht ta rikthej Kosovën si pjesë jugore e legjitime e Serbisë.

Me mendime, bindje, besime, paradigma e sjellje që i kemi demonstruar deri me tani në mes veti, ne shqiptarët, nuk do të kemi sukses ta dëshmojmë vetën se e dojmë atdheun, e qmojmë lirinë, e dojmë unitetin, bashkimin e trojeve edhe përkundër sakrificave që mund të na ndodhin gjatë realizimit të kërkesave tona legjitime, të cilat naj nëpërkëmbën forcat nderkombtare që vendosnin fatet e popujve të vegjël, siq ishim dhe ne shqiptarët, për ti shpërblyer fqinjët tanë me trojet tona. Këtë padrejtësi të madhe historikisht e ka dëshmuar Europa ndaj shqiptarëve. Për ti bërë realitet dëshirat që ia vejm vetit si qëllim, më par duhet ti ndryshojmë mendimet, bindjet, besimet, paradigmat dhe sjelljet tona, të cilat na kanë pruar deri në këtë gjendje qesharake si etnitet i kombit shqiptar, i përulur dhe i gjunjëzuar ndaj fqinjëve tanë sllavo-grekë.

Albert Ajnshtajn ka vënë në dukje se, “Problemet e vështira që i përballojmë, nuk mund të zgjidhen me të njëjtin nivel mendimi që kishim kurë i krijuam ato”. Pra po nau dashka një nivel i ri, një nivel më i thellë, më përmbajtsor, më produktiv i mendimeve, bindjeve, besimeve, paradigamave dhe sjelljeve tona, shkurt shprehur na duhen paradigma që bazohen në parime dhe i kanë në epiqendër të paradigmave parimet më të shëndosha, më të drejta, më njerëzore, më humane, më sociale, më morale e më kombtare, të cilat me doemos na qojnë drejtë fitoreve që na takojnë me plotë meritë, sepse paradigmat tona me parime në epiqendër, nuk na lejojnë së sillemi në dëmë të tjerëve dhe ti krijom privilegje vetit duke i dëmtuar tjerët, përkundrazi na detyrojnë të ecim vendosmërisht përballë çdo rreziku, në përpjekje të përmirësimit të padrejtësive që naj kanë bërë fqinjët tanë shekuj me radhë. I jua mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje