Ku është fuqia më e madhe mes përsonalitetit dhe karakterit tonë etik

26. 01. 2024

Sapo ta kuptojmë se duhet ta ndryshojmë një situatë mes të cilës jetojmë, më parë duhet ta ndryshojmë vetën. Për ta ndryshuar vetën në mënyrë sa më efikase, është e pamundur, nëse fillimisht nuk i ndryshojmë përceptimet tona. Mënyra e të perceptuarit tonë përcakton edhe mënyrën e zgjidhjes së problemit që e përfshinë në vete situata të cilën dëshirojmë ta zgjidhim në favor tonin.

Mënyrat e të përceptuarit janë të shumëllojta të cilat varen nga thjerzat që i përdorim për ta përceptuar situatën dhe sfidën e saj që na del përpara. Ka mundësi që përzgjedhja e thjerzave për ta përceptuar një situatë është e gabuar dhe gabimishtë i bëjmë përpjekjet për zgjidhjen e problemit të sajë.

Tek karakteri etik qëndron forca primare e zgjidhjes së problemit që e posedon një situatë e pazgjidhur. Karakteri etik si themel primar i suksesit e ka integritetin, besnikërinë përmbajtësore, etikën kombtare e njerëzore, humanën, socialën në raport me njerëzit, kurajon, vullnetin, guximin, drerjtësinë, mirkuptimin, vendosmërinë, dëshirën, durimin, bashkpunimin, zellin, dhe dashurinë e sinqert për ti zgjidhur problemet sa më drerjtë e sa më sinqerishtë në favor të qështjes sonë kombtare e deri tek qështjet tjera shoqërore, shtetnore, rajonale, institucionale, profesionale, familjare, përsonale e profesionale.

Kurë e them ketë nuk me shkon mendja për asnjë qastë ta mohoj forcën dytësore të përsonalitetit etik. Edhe pse karakteri etikë në përmbajtje ka parime thelbsore të jetës efektive, ku njerzit mundë të përjetojnë suksesin e vërtetë dhe lumturinë e qëndrushme, duke integruar parimet e shëndosha në brendinë e karakterit themelor të tyre.

Kohen të cilën po e jetojm, pikëpamja themelore e suksesit ka ndryshuar nga karakteri etik krahasuar me përsonalitetin etik, sepse sukseset e arritura dhe zgjidhja e problemeve të ndryshme janë bërë funksion i përsonalitetit etik, ku prinë imazhi publik i tij, qëndrimet dhe sjelljet, aftësitë dhe teknikat që lubrifikojnë proceset e ndërveprimit njerëzor dhe përsonaliteti etik mori dy rrugë, rrugën e teknikave të lidhjeve publike e njerëzore dhe rrugën e qëndrimit mendor pozitiv, si ” Qënrimi juaj vendos lartësinë tuaj”, ” E qeshura fiton më shumë miqë se e vrejntura” dhe “Çfardo që mendja e njeriut mund të besojë dhe përfytyroj mund të arrihet”, gjë që nuk mundet me qenë tërsishtë ashtu.

Pra synim themelor po bëhen teknikat ndikuese të zgjidhjeve të shpejta, strategjitë e fuqishme, aftësitë e komunikimit dhe qëndrimet pozitive të përsonalitetit etik, rritja e zhvillimi i tij, përgatitja dhe përsosja e aftësive komunikuse dhe edukimi në fushen e strategjive të ndikimit dhe mendimit pozitiv, jo që nuk janë përfituse e nganjëher thelbësore për arritjen e sukseseve dhe zgjidhjen e situatave problemore, por janë tipare dytësore e kurrsesi tipare parsore, siq janë tiparet e parimeve të karakterit etik.

Këtë dukuri dalluse mes përsonalitetit dhe karakterit etik, duhet ta kemi të kjartë sa më parë, sepse parimet themelore të karakterit etik, i mundësojnë më gjatë njerzëve të jetojnë me dinjitet, të lumtur e të suksesshëm një jetë, më shumë se sa mundësojnë parimet dytësor të përsonalitetit etik, pa i mohuar kuptohet edhe sukseset e tyre. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje