Rrugtim parimor është orientimi nga brenda jashtë
19. 01. 2024
Duhet ta kemi të kjartë se “nuk ka përsosmëri të vërtetë në këtë botë, që mund të jetë e ndarë nga jeta e përditshme”. Një pjesë e njerzëve edhe pse janë të suksesshëm në një lamij të caktuar jetësore, “përballen me urinë e brendëshme për përshtatëshmërinë dhe dobishmërinë e tyre përsonale gjatë jetës dhe për lidhje të shëndetshme e të vazhdushme me njerzit tjerë”.
Orientimi parimor nga brenda jashtë është një rrugtim i mbarë për secilin prej nesh. E kundërta e këtij parim është rrugtimi nga jashtë brenda ndaj të cilit rrugtim vuajm kotë shumica prej nesh. Nuk mund të kemi sukses kurrë në jetë ti rregullojmë punët e tjerëve dhe ti korigjojmë ata, pa i rreulluar punët tona dhe vetëvetën më parë e pastaj, brenda mundësive e sipas nevojës, nëse kërkohet nga ne, që tu ndihmojmë edhe tjerëve në përmirsimin e vetës dhe në regullimin e punëve të tyre të parregulluara.
Sipas psikologut amerikan Stephen Covey dhe hulumtimeve të tija shumë individ që konsiderohen profesionalisht të suksesshëm në jetë kanë shfaqë paknaqësitë e tyre rreth jetës përsonale, asaj familjare dhe mardhënjet me tjerët, të paknaqur edhe me vetëvetën, duke u zhgënjyer skajshmërisht me atmosferën e pakandëshme familjare dhe raportet jo të shëndosha mes familjarëve. Edhe ankesa e disave për martesën e mërzitshme e monotane të tyre, përkundër konsultave me psikolog të ndryshëm, monotonia ka vazhduar mes bashkëshortëve.
Dissa ankohen për kompleksin e xhelozisë ndaj sukseseve të miqëve, të afërmëve, shokëve dhe kurë vlerësohen ata nga tjerët. Sipas hulumtimeve psikologjike vertetohen se gjiha këto shqetësime burimin e kanë të mënyra jo e drejtë e të përceptuarit tonë, që përfshihen nga subjektivizmi iluzor i të përceptuarit, ku iluzionet e deformojnë dhe e kthejnë me kokë të poshtë interpretimin e një realiteti për të cilin bëhet fjalë, si në ankesat e individëve të përmendur më lartë, edhe përkundër arritjes së suksseve profesionale e biznesore të tyre.
Ata e kanë harruar vetën, familjen, fëmijët, bashkshortën etj, duke u marrë kryesishtë me profesionin, hulumtime shkencore dhe me bizneset e tyre, pra një jetë kryesisht e pa ekuilibruar. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!