Skena trishtuse mosmirënjohsish, egoistësh, mashtrusish, besprerësh dhe vrastarësh
8. 08. 2023
Kjo botë, siq po duket bukur shumë është mbushur me njerëz që u përmendën në titull të shkrimit, me mendjemdhej, bajraktaristë, rrahagjoks, lakmitar e karieristë që nuk i përfillin tjerët për rreth tyre, të cilët mendojnë e veprojnë vetëm për interesat e tyre përsonale, të cilat i ralizojnë në dëmë të interesave të tjerëve. Këta njerzë janë primitiv që bijnë ndesh me rregullat parimore që i ka vuar njerzimi, janë shkurtpamës, që nuk shohin më largë se sa i kanë hundët e veta të gjata, janë të pandershëm, që i shkelin parimet themelore etike të rrethit shoqëror ku jetojnë dhe mosmirënjohës ndaj të mirave që ua ofron rrethi!
Prej kategorive të tilla njerzish nuk pritet mirënjohje e falenderime, sepse ata nuk i lejon urrejtja, xhelozija, inati, paditurija, arrognca dhe primitivizmi, të jenë mirënjohës dhe falenderues ndaj atyre njerzeve qe janë e mira e vetit, e mira e familjarëve, farefisit dhe e rrethit ku jetojnë, e mira e institucionëve ku punojnë, e mira e kombit të cilit i shërbejnë me te gjitha mjetet dhe mundësitë që i kanë në dispozicion, e mira e kulturës, artit, e mira e filozofisë , arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, drejtësisë dhe e mira e shkencës, pa të cilën nuk ka progres shoqëror, institucional, shtetnor e kombëtarë.
Ata që janë e mira e vetit, familjes dhe e mira e rrethit ku jetojnë e punojn, nuk i mashtrojnë tjerët, nuk i keqpërdorin, nuk u premtojnë rrejshëm, nuk rrahin gjoks para tjerëve, gjëja për mrekullitë e veta që i kanë bërë për tjerët, nuk janë mendje mdhej që nuk i përfillin tjerët dhe që i përbuzin ata, i shfrytëzojnë pamëshirshëm, i malltertojnë, i përulin, i nënshtrojnë dhe i poshtrojnë pa shkas para tjerëve.
Po ne shqiptarët si komb, a jemi mirënjohës ndaj atyre që kontribuan për kombin dhe sakkrifikuan edhe jetën për liri e për Atdhe, a jemi të gatshëm tua mbrojmë nderin dhe kontributin e tyre që e dhanë për lirinë tonë, për mbrojtje të atdheut, për dinjitetin tonë kombtar, apo po shkelim mbi idealet e tyre njerëzore e kombtare?! Sa po e respektojmë familjen e Jasharajve e cila e zu vendin e parë në historinë botërore, si familje emblematike e pashoqe për sakkrificë në mbrojtje të lirisë, të nderit në pragun e shtëpis dhe në mbrojtje të nderit e krenarisë sonë kombtare?! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!