Nuk eshte e dinjitetshme, e dobishme, as e menqur te jetojme me kode te vjetruara ne kokat tona

 

17. 07. 2021

Rikodimi i mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve e veprimeve tona qe u ka skaduar koha dhe zavendesimi i tyre me mendime, bindje, besime, pikepamje e veprime qe shkojne pershtat me kerkesat e kohes, eshte domosdoshmeri dhe menquri e jona.

 

Transformimi sistematik i botes sone fizike, psikike, emocionale, intelektuale, sociale, humane, morale e kombtare, mundeson ndjenje te re fuqie, rritje sistematike dhe ndryshim te duhur e dinamik, mundeson deshire te madhe e te zjarrte dhe vullnet te forte, guxim e dashuri brenda nesh, qe te bejme më shume, te jemi e te kontribojme më shume dhe te rrezistojme e te sakrifikojme aq sa ka nevoje per favoret tona gjate jetes.

 

Pose bem rikodimin e mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve e veprimeve tona dhe transformimin sistematik te vetevetes, do te zhytemi pa dashjen tone e do te permbytemi ne Oqeanin e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe veprimeve qe u ka skaduar koha, duke mbete qesharak perballe botes perparimtare, me nivelin tone te ulte edukativ, kulturor, intelektual, emocional, moral, human, social e kombtar, duke u derigjuar pa dashjen tone nga mungesa e mirefillte e deshires, vullnetit, guximit, menqurise dhe dashurise per jeten.

 

Qenjet njerezore sa me te arsyeshme te jene, nuk ia lejojne vetit tu ngulitet ne koke skadenca e mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve dhe veprimeve qe nuk jane te pershtatshme, nuk jan produktive, te dinjitetshme e te frytshme per kohen, nuk i lejojne vetit ndjenja e emocione zhgenjimi, nenshtrimi e perqmimi.

 

Nuk i lejojne vetit tretjen ne humnere te deshires, vullnetit, guximit menqurise e dashurise per jeten, qe te mos bejne kurgje, te mos jene dikushi dhe te mos kontribojne asgje, duke pranuar te jetojne si servil e steril veshur si bari per rreth lisave te mdhej.

 

Lis më te madhe se veteveten nuk duhet pranuar aske, sepse e poshtrojme veten me menyren e te jetuarit si bari steril. I juaj, mësuesi Isë

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje