Pse po heshtim si te vdekur per se gjalli para padrejtesive qe po na behen ne shqiptareve
Derisa te qendrojme duar kryq, indifirent, sy mbyllur dhe heshtim si te vdekur per se gjalli para padrejtesive qe po na behen nga faktori i jashtem ne bashkpunim me faktorin e brendshem shqiptar, i cili eshte dashuruar ne veteveten duke harruar fare pergjegjesite qe ka para vetit, pos ngritjes artificiale te kultit personal te tyre.
Perveq padrejtesive qe po na behen , armiqte tane greko-sllav, synim tjeter kane te naj pushtojne pasurite tokesore e nentoksore, te naj marrin e uzurpojne edhe keto pak perle qe na kane mbete ne trojet tona dhe te na perzen nga to, para syve te Botes dhe Europes plake e sh…, siq na kane perzen shekuj me radhe dhe naj kane pushtuar mbi 90% te trojeve tona qe i kishim ne Gadishullin Ilirik.
Nese ne shqiptaret nuk kfillemi menderisht, emocionalisht, shpirterisht, moralisht e kombtarisht, mund te perjetojme edhe tragjedi tjera nga fqinjet tane pushtues greko-sllav, siq perjetoi Kosova ne luften e fundit te saje nga Serbia fashiste sllave, me 15 mije viktima, pleqe e plaka, gra e burra dhe femije e foshnje te pafajshem dhe me 20 mij nena e motra shqiptare te dhunuara nga fallangat ushtarake e policore serbe.
Kjo tragjedi e fundit shqiptare, duke mos e perjashtuar edhe tragjedine e fundit te Ilirides, posaqerisht Kumanoves, duke mos e perjashtuar edhe tragjedine e fundit te Presheves, nese nuk i mbush mend shqiptaret te bashkohen mes veti, te duhen, te bashkpunojne dhe ta krijojne nje unitet e force te perbashket, tu bej balle më burrerisht e më kombtarishte synimeve djallezore te fqinjeve tane pushtues, qe po i perkrah dukshem Europa plake dhe vellai i madh i tyre Rusia, duhet ta pranojme publikishte para botes e para vetit, qe na paska denuar Zoti te mos mbushemi mend kurr!
Si eshte e mundur nje popull qe e posedon Akademin e Shqiperise dhe Akademine Shqiptaro-Amerikane ne Tirane, nje popull qe e posedon Akademin e Kosoves dhe Akademine Shqiptaro-Amerikane ne Prishtine dhe nje popull qe e posedon Akademine Shqiptaro- Amerikane te Shkences dhe Arteve me Seli ne Shkup, te mos kete intelektual, akademik qe te merren më seriozisht me fatin e kombit shqiptar dhe me zgjidhjet e shumta te problemeve te qeshtjes kombtare shqiptare?!
Kjo gjendje momentale e ketyre Akademive dhe akademikeve qe bejne pjese ne to dhe gjendja e intelektualeve shqiptar qe jane puntor te instituteve te ndryshme shkencore e akademive te shumta politike, historike, kulturore e gjuhesore shqiptare, nuk mund te arsyetohet me asnje argoment, pos me argumentin qe keta burra e dai te shkences e kultures, jane te zene shume dhe te preokupuar me ngritjen e kultit te tyre personal, qe ti verej bota se po i bejne “mrekullite” qe nuk i ka bere kush ne bote. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!