Shkollat fetare katolike te hapura ne trojet shqiptare
Synim i shkollave fetare katolike ishte kundershtimi i perhapjes se shkollave fetare ortodokse dhe kultures helene e besimit fetar ortodoks ne trojet shqiptare dhe mbrojtjen e perhapjen e dioqezave katolike dhe kultures latino-romake ne Ballkan e ne trojet shqiptare. Per kete synim Kisha e Romes dergonte ne trojet shqiptare misionar te Urdherit te Benediktineve gjate shekullin e IX. “Ne pjesen veriore te Arberise murgjit francez Benediktin u vendosen ne vitin 1236 fillimisht ne Shirgj pran Shkodres, ne manastirin e Shen Argjendeve, ne Durres ne vitin 1278 nen mbrojtjen e Karl Anzhuit, ndersa brenda ne Shkoder per here te pare u vendosen ne vitin 1345”, Dhori Qiriazi, vep. Cit.,fq. 68, cituar nga Dr. Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar. Kuvendet qe u themeluan ne peshkopatat e Tivarit, Dursit, Shkodres etj., u bene qendra te rendesishme per pehapjen e kultures letrare, gjuhesoredhe besimit krishten katolik te latino-romakeve, ne trevat shqiptare te besimit katolik, duke perhapur me fanatizem dorshkrime te moqme e te shejta, veprat patristike dhe veprat klasike,si Ciceronin etj, qe ta latinizojne sa më shume popullaten arberore. “Urdheri franqeskan u vendos ne qytetin e Durresit, viti 1283. Per stabilizimin e katolicizmit ne trevat veriore te Arberise, rol kryesor luajti Kryepeshkopata e Tivarit, themeluar nga papa Grigori VII, viti 1073- 1080, nga e cila varej, jo vetem Shkodra, por edhe peshkopatat katolike te Krujes, Skurjes, Pultit, Drishtit, Shasit, Ulqinit, dhe Sadres”, Dhori Qiriazi, vep. Cit. Fq. 68, cituar nga Dr. Hajrullah Koliqi: Historia e mendimit pedagogjik shqiptar, fq. 51. Kryepeshkopata e Tivarit me peshkopatat tjera katolike, luajten rol te madh ne edukimin e shqiptareve te besimit katolik sipas kultures, gjuhes dhe besimit krishten latino-romak, duke patyr synim gjithnje latinizimin e tyre. Urdheri i dominikaneve, themeluar ne shk e XIII nga Shën Dominiku dhe urdheri i françeskaneve, themeluar nga Shen Franqesku, u perhap gati ne te gjitha trevat ku jetonin shqiptaret, per ti bere rerzistence perhapjes se kishave ortodokse dhe helenizimit e besimit ortodoks te shqiptareve, duke zavendesuar me perhapjen e latinizimit permes besimit krishten katolik. Gjitha keto synime beheshin nen diktatin dhe nen percjelljen e kishes kotolike ne Rome. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!