Shkollat ortodokse te hapura ne trevat shqiptare ishin kryekput shkolla fetare

“Per mbrojtjen dhe perforcimin e ortodoksis ne trevat shqiptare rol te veçant lujti Patrikana e Ohrit na viti 1019\20, ecila fillimisht kishte nen administrim 31 peshkopata, pastaj edhe peshkopatat bullgare, te Moldavise, te cilat ishin edhe qendra te arsimit e te kultures. Ne kishen e lindjes, veç kesaje patrikane autoqefale, te tilla ishin Patrikana e Pejes  dhe Patrikana e Qipros. Me kerkesen e Patrikanes se Konstantinopojes, Patrikanen e Ohrit e suprimoi Sulltan Mustafa i III, i cilki ne vitin 1767, e futi nen administrimin e Patrikanes se Stambollit.                                                                              Gjat shek.XVI-XVIII, shkollat ne trevat shqiptare, sikurse edhe ne trevat tjera te Ballkanit dhe më gjere ishin kryesisht shkolla kishtare dhe drerjtoheshin nga kleri kishtar orodoks… Ne trevat ortodokse shqiptare dominonin shkollat greqishte e sllavisht, te cilat gjuhe ishin edhe gjuhe liturgjike. Gjuha shqipe nuk kishte status te tille. Shkollat ne trevat shqiptare ishin nen ndikimin e madh te kulktures greko-bazantine dhe sllave. Qendra te kultures greko-bizantine  ne trevat shqiptare ishin, Ohri, Kruja dhe Berati, ndersa ndikimi i kultures sllave ishte më i fuqishem  ne trevat e shqiptareve te veriuit ne kohen e sundimit te princave serbë” Dr. Jashar Regjepagiq: Zhvillimi i arsimit dhe sistemit shkollo… fq.13                           “Nder kishat më te rendesishme te kultit bizantin ne trevat shqiptare ishin: kisha e Shen  Mëri Vllahernes, kisha e Shën  Triadhes, kisha e Shen Mëhillit ne Berat, kisha e  Kurijanit ne Fier, kisha e Shen Mëris ne Pojan te fierit,  kisha e Kosines ne Permet, kisha e Loboves se Kryqit ne Gjirokaster, kisha e Mermirajt ne Orikum te Vlores, kisha e Shen Klementit ne Oher etj”. Hysni  Myzyri( redaktor pergjegjes): Historia e Shqiperise dhe e shqiptareve, Prizren, 2001, fq. 49                                                                                                                                                                                                            “Shkollat ortodokse( greqisht dhe sllavisht ) ne trevat shqiptare  ishin kryesisht shkolla elementare. Planet e programet e ketyre shkoll;ave nuk ishin unike, nxenesit mesonin greqisht e sllavisht aritmetiken, leximin e veprave kishtare dhe klasike. Mesues ne keto shkolla ishin kleriket ortodoks te cilet mesimin e zhvillonin ne kishe. Mesimi ishte thellsisht Skolastik. Nnxenesit mesonin  vjersha fetare dhe kenge kishtare”  Dr. Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe mendimit pedasgogjik  shqiptar fq. 50                                                                                                                                                                              Shkollat ortodokse nuk ishin shqiptare por ishin greke ose sllave te hapura ne trevat e shqiptare te besimit ortodoksper, qe ndikonin me te madhe  ne helenizimin dhe sllavizimin e shqiptareve. I juaj, mësuesi  Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje