Shkollat dhe edukimi e arsimimi fetar mesjetar i arberoreve

Shkollat dhe edukimi  e arsimimi mesjetar i arberoreve ishin te lidhura ngusht me kishat ortodokse e katolike dhe më vone, edhe me gjamijat   islame, te varura e te derigjuara  nga Konstantinopoja,  Vatikani dhe Stambolli. Popullata gati tersisht  ishte analfabete qe nuk dinte shkrim e lexim. Njerze te shkolluar ishin kleriket me pak perjashtime edhe nga ana e tjereve. Mesues neper keto shkolla  qe hapeshin afer  kishave apo brenda tyre ishin kleriket.                                                                                                                                                                                                                                                                    Pas ediktit te Milanos- 313-. “Qe me ndarjen e Perandorise Romake ne fund te shekullit 14, ne Perendimore e Lindore, historia e krishterimit ne trevat shqiptare ka qene e gjitha e karakterizuar nga nderthurja dhe lufta ndermjet dy ndikimeve luhatese te kishes latine  dhe te asaje bizantine. Krishterimi ne shqiperi formalisht i referohet Romes deri ne shekullin e VIII, por, pastaj i drejtohet juridiksionit te Patrikanes se  Konstandinopojes”, Historia e  arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar Dr Hajrullah Koliqi, faqe 47. Ne mes kishes katolike te perendimit dhe  kishes ortodokse te lindjes kishte divergjenca dhe rivalitet te madh, sidomos ne gjysmen e dyte te shekullit 11, i cili rivalitet u manifestua edhe ne trevat arberore, ku ne trevat veriore arberore u riafirmua kisha katolike.  “Perpjekjet kombngulese te  kishes se Romes zgjaten  deri ne vitin 1255 per t`a zgjeruar  sa më shume numrin e dioiqezave ne trevat arbrore”, Dhori Qiriazi, vep. Cit., fq. 59. “Lekundje te tilla ne zbatimin e  riteve Lindore apo Perendimore verehen  gjate shek. XI- XV. Papa ne vitin 1303 qortonte peshkopin e Tivarit  qe nuk ka marr masa kunder klerit te pa disiplinuar te albaneve” Historia e mendimit pedagogjik shqiptar”, Prof. Dr. Hajrullah Koliqi, fq. 47. Ne rreethana divergjente gjate mesjetes zhvillohej edukimi e arsimi mesjetar i arbroreve, qe ishte kryekput edukim e arsimim fetar krishten katolik e ortodoks, i cili lidhej dhe varej nga urdherat e ndryshem te misionareve te institucioneve ku zhvillohej edukimi dhe arsimi fetar ne trevat arberore.“Ne kete qeshtje rol te veqant luajten  benediktinet, formuar nga  Shen Benedikti – 480- 543- me liturgji e shkrim latin dhe bazilianet, formuar nga Shen Bazili, me liturgji bizantine me shkrim grek  dhe sllav.  Perdorimin e shkrimit dhe te gjuhes sllave ne punet e ndryshme fetare e lejoi papa Gjoni VIII, ne vitin 880, ky veprim konstatohet ne letren qe papa Gjoni ia dergo princit te  Moravise, ne qershor te vitit 880, i cili lejon perdorimin e shkrimit sllav qe e ka zbuluar Konstantin  Filozofi dhe gjuhen sllave ne liturgji dhe rekomandon qe ne ate gjuhe te predikohet shkenca e krishtit dhe… te gjitha ritet tjera  kishtare”. – J. Hamm: Starasllovenska gramatika, Zagreb, 1970. Fq. 31, ofruar ne librin e  prof Dr. Hajrullah Koliqit, historia e mendimit pedagogjik shqiptar, fq47.                                               Vlene per te theksuar  dhe perqendruar vemendjen e lexuseve te dashur te ketij shkrimi, se” nga shek. IX- X, arberit perdornin alfabetin latin, grek dhe sllav, ku ne shekullin  XIV- XV gjuha sllave behej gjuhe kancelarie , edhe e disa familjeve bujare arberore, si tek Muzakajt  qe komunikonin mes tyre me gjuhen grerke, Balshajt perdornin  latinishten dhe sllavishten, Karl Topia dhe Kastriotet perdornin greqishten, latinishten dhe sllavishten, edhe pse sllavishtja nuk i arriti permasat e gjuhes greke dhe asaje latine ne trevat  arberore( shqiptare)”, Dhori Qiriazi. Vep. Cit. Faqe 61, cituar nga Prof, Dr. H. Koliqi. Gjuha shqipe neper shkolla, sipas dokumentave te ndryshme qe flasin per shkollat fetare, katolike, ortodokse e islamike gjat mesjetes, nuk eshte perdor zyrtarisht neper kancelari te ndryshme e as neper kisha, ku mesonin arberoret dhe edukoheshin ne frymen e fese krishtene katolike e ortodokse, sepse nuk ishte zyrtarizuar si gjuhe e barabart me gjuhen latine, italjane, greke e sllave, nga kleri katolik, ortodoks e islamik. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje