Maskarenjte e faqezijte nuk turperohen nga maskarllyqet e tyre
Çdo gje qe arrihet pa ndere, pa moral, pa drejtesi, pa dituri dhe pa pune ne dem te tjereve e interesave kombetare, eshte shkelje e rende mbi vlerat dhe virtytet njerezore e avansim i veseve te qoroditura, duke ecur ne te njetin rrugetim neper te cilin udhetojne maskarenjte e faqezinjte. Maskarenjte e faqezinjte nuk e qajne koken per vlerat e virtytet njerezore dhe kombtare, sepse synim e kane arritjen e plotesimit te interesave te veta jo njerezore, pa marr parsysh shkeljen e nderit te vete personal, familjar, shoqeror dhe atij kombetar. Maskarenjte e faqezinjte e kan model te te jetuarit, amoralitetin, pandershmerine, padrejtesine, hajnine, papunesine, paditurine, dhunimin e trafikimin e njerezve, vrasjen e tradhetine, pabesine e dinakerine, me nje fjale fillim e mbarim veprime te ndyra e te pioshtra ne dem te rrethit, shoqerise, familjes e kombit ne pergjithesi. Lexuesi im i dashur, pasuria me e madhe ne kete jete eshte ta ruajm nderin,fjalen, besen e dhene, moralin, drejtesine, punen, diturine dhe interesat tona te mos i plotesojme ne dem te interesave te tjereve e te kombit, qe ne mesin e tyre te jetojme njerezisht e kombtarisht, mire e krenarisht dhe me dinjitet. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!