Si ndodhin sukseset dhe deshtimet tona gjate jetes
Nuk arrihet suksesi pa e dite me saktesi se çfare deshirojme, pa e patur nje plan per te arritur ate qe e deshirojme, pa besuar ne aftesite tona personale per arritjen e gjerave te deshiruara dhe pa ia kushtuar kohen e duhur angazhimit per ti arritur ato. Nese na mungon dituria, emocionet, motivet, vullneti, deshira, ambicja, guximi, kembngulesia dhe dashuria eshte e pamundeshme të korrim suksese dhe t`i arrijme gjerat e duhura qe i deshirojme, kurse deshtimi eshte i sigurte dhe i pashmangshem. Dituria, edukata dhe dashuria jane stimulusit me te forte te emocioneve dhe motiveve tona, te vullnetit, deshires dhe ambicjes e te guximit dhe kembngulesise, pa te cilat nuk ka sukses.
Deshtimi eshte i pashmangshem nese na mungojne virtytet e permendura më larte, nese nuk kemi qellime e synime te percaktuara gjate jetes, nese nuk e kemi nje plan para vetit per t`i arrite qellimet dhe nese besojme se suksesi eshte rezultat i ” fatit” duke pritur te marrim nisma vetem atehere kure detyrohemi.
Lexusi im i dashur, deshtimi eshte i pashmangshem nese besojme se suksesi eshte rezultat i ” fatit ” e jo i percaktimit se çfare deshirojme, i pasjes se nje plani per realizimin e asaje qe e synojme, i besimit ne aftesite dhe forcat tona, i angazhimit te mjaftueshem dhe qendrushmerise e kembngulesise per t`i arrite dhe perjetuar fitoret e sukseseve te synuara. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!