Disa nuk mësojnë kurr të ecin me kohën

Ata që nuk mësojne te ecin me kohën u pelqen vendënumrimi, sepse më lehtë e kanë të ushqehen dhe të jetojnë mbi ecjet, perpjekjet dhe djersen  e tjereve. Ky soje i njerëzve të palevizshëm po mbizotëron skenën tonë publike e kombëtare.
Koha në të cilën po jetojnë disa, po e pengojne te vije edhe tek ne,  ata qe u pelqen vendnumerimi. Ajo kohe do te vije ndoshta, shume kohe pasi te hiqen vendnumruesit nga skena jone politike e kombetare, kulturore e shkencore.                                                                                                                       Nuk është mirë ta jetojmë kohën të vdekur per së gjalli, sepse vdekja për se gjalli nuk na meson te ecim me kohen, perkundrazi na lidh me pranga te vdekjes, që mos të shtegtojmë me kohen siq shtegtojne tjeret. Tek ata njerëz që nuk ndikon e kaluara, nuk mësojnë në të tashmen dhe nuk shqetësohen për një te ardhme ma te mire, kane vdekë për së gjalli në të tashmen dhe për të ardhmen.                                                                                  Nuk duhet ti vështrojmë gjerat e reja me sy të vjetër, por gjërat e vjetra duhet shiquar me sy të  rije, që t`i ndryshojmë për së mbari.
Nëse e arsyetojmë gjendjen në të cilën po jetojmë, nuk do ta bëjm kurr si duhet historinë tone si komb, sepse gjerat duhet ndryshuar perher ne favor të të jetuarit me dinjitet njerëzor duke ecur në hap me kohen.
Lexuesi im i dashur, e kemi obligim njerezor e moral, të mësojmë  me ecë me kohën, nëpër shtigjet sa më njerezore të jetës, sepse jeta do të na shtyp  persegjalli, nëse nuk mësojmë të ecim në hap  me kohën dhe kërkesat e sajë. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje