Keshilla per jeten- shkurt
Sa do më behet qefi kur te behen realitet ambicjet dhe idealet e shume bijeve dhe bijave më te shtrejte e më te mire te kombit qe jane bartur brez pas brezi shekuj me radhe neper gjenerata. Uroi qe forca e ketyre idealeve dhe ambicjeve te mbizotroj ne qenjen tone kombtare duke triumfuar mbi lajkataret, lakmitaret, te pabeset dhe tradhtaret e ketyre idealeve dhe ambicjeve, qe i kishin dhe i kane bijte dhe bijat me te shtrejte te kombit, per te cilat, shumica kane ra heroikisht, t`i bejne rerlitet ato!
Konstatimi psikologjik i modelit psikodinamik e ka definuar boten e IDIT si bote e pafundme deshirash te individit, EGON si bote e arsyes per te bere perzgjedhjen e deshirave te mundeshme, te lejushme, te drejta e te ndershme dhe SUPEREGON si bote e nivelit me te larte logjik qe ka kapacitetin te kontrolloj boten e deshirave qe dalin nga bota e IDIT te njeriut, ne bashkpunim me EGON dhe te bëj frenimin e atyre deshirave qe shkelin parimet e rregullave njerzore.
Ështe ne nderin tone te kemi kujdes te shtuar, qe ta ruajme baraspeshen e IDIT, EGOS, dhe SUPEREGOS, nese deshirojme jete te qete, te lumtur, te barabart, me dinjitet dhe pa qrregullime psikike.
Intelektualet qe vrapojne pas politikes dhe marrin grada e poste ne kuader te saje, nuk kane kohe te duhur, vullnet e deshire te mjaftushme te merren sa duhet e si duhet me diturine, edukaten, punen intelektuale- profesionale, por jane ne dispozicion dhe te gatshem perhere te sherbejne ne suazat e demagogjise politike, pa patur koncepcion te vete e te pavorur si intelektual per qeshtje te ndryshme politike, shoqerore, fetare, intelektuale e profesionale.
Sa më njerzisht, sa më me vullnet, deshire e dashuri dhe sa më me këmbngulje e qendrueshmeri i qasemi diturise, edukates dhe punes, aq më njerzor, te dijshem, te edukuar e te suksesshem na bejne ato. Dituria, edukata dhe puna eshte pasuri e pazavendesusheme, te cilat gjenden ne duarte e secilit. Secili mund t`i hudhe poshte e te mos kujdeset fare per to, mundet edhe t`i mbroje, pervetesoi e ti persos ato gjate tere jetes.
“Mesim, pune dhe sakreficë, suksesi eshte i sigurte”. Akademik, Skender Kodra
Atedheu nuk eshte vetem i lidereve politik te shqiptareve, por eshte edhe i popullit shqiptar. E mira dhe e keqja e tije na bjene hise te gjitheve. Per aq sa jane fajtor lideret politike shqiptare, qe i kemi ne balle te politikes sone, po per aq e më shume jemi edhe ne fajtor si popull, qe i durojme ne balle te politikes e cila po i rremih temelet e shtetit, po manipulon me teritore te Atedheut, po e shkaterron ekonomine, arsimin, shendetesine dhe drejtesine e ketij vendi dhe po e keqperdor bugjetin dhe pasurine e tije, duke varferuar ditadites kete popull dhe duke ia mbylle te gjitha rruget per perspektive dhe jete te lire e te qete ne atdhe.
Kryeminister mbaje fjalen qe e ke dhene, sepse nuk na duhen vizat , nuk na duhet asgje nga tjeret, as nga Europa, nese pu dashka ti blejme ato me trojet tona duke falur Atdheun pllame, pllame. Ma mire te vdesim e mos te rrojme fare Kryeminister duke i mbrojtur trojet tona, se sa te rrojme pa ndere e pa dinjitet si derra te knaqur, duke ua shite vendin nipave e mesave tona. Ngul kemb kryeminister e mbaje fjalen, sepse do t`na denoj e ardhmja e femijeve tane, nipave e mesave tona ne nivel kombetar dhe do te na denoi gjaku i deshmoreve qe eshte derdhur lum neper dekada e shekuj per ta mbrojtur kete vend!
Ngule kembe Kryeminister Haradinaj e mbaje fjalen ne mbrojtje te trojeve tona, sepse mund te trimerohet Maqedonija si mali i Zi e si Serbija, ti lyp edhe 4000 km katror toke te Kosoves, siq i mori më pare pa kurrfar problemi 4000 km katror, ne marrveshje me Beogradin rreth demarkacionit mes tyre. Kryeminister mund te trimerohet edhe Greqija ta marr jugun e Shqiperise, sepse keto projekte djallezore jane te kahmotshme dhe i kane ruajtur neper sirtaret e tyre te zyrave, edhe Serbija edhe Greqija sebashku me Europen, qe nga 1912, me te cilat projekte po lozin politiksht e ushtarakisht fqinjet tane pushtues, permes Aleances se tyre greko-sllave, nen direktivat e Rusise dhe heshtjes djallezore te Europes dhe disa komandanteve shqiptar te vete shpallur komandant, edhe pse nuk kane qene ne gjendje ta deshmojne veten si te tille, sikur disa komandante tjere qe e dhane jeten, moren plage te renda, dhane shume antar te familjes dhe u zhduken gati tersisht duke u perballur me armikun dhe duke e mbrojtur popullaten e pafajshme qe vritej si ne kasaphane nga fallangat serbe te cilat kaleronin neper trojet e fshatrat shqiptareve.
Per shkak te menagjimit jo te mire e produktiv te mendimeve, emocioneve dhe sjelljeve tona, na dalin prej doresh nje mori shansash, dhe talentesh qe i posedojme gjate jetes. Do te ishte zgjuaresi per ne, qe ti qasemi talenteve tona dhe ti zhvillojme ato me çdo kusht, te cilat do te jene te efektshme per nje jete te lumtur dhe per nje shendet te mire fizik e psikik.
Pa menagjimin e mire te forces se mendimeve, emocioneve dhe sjelljeve tona, nuk do te mund te bejme organizim racional, produktiv, human e njerzor te jetes sone personale, familjare dhe kombetare, brenda mundesive e kompetencave tona qe i posedojme, nuk do te kemi jete te qete e te lumtur, jete te lire e te pavarur dhe shendet te duhur e te mire.
Fat i keq per nje popull eshte kur ne balle te arsimit qendror, rajonal, komunal dhe lokal i ka te padijshmit, te paedukuarit, jo profesionalistet, te korruptuarit, te pandershmit dhe militantet e verbuar partiak.
Vlerat dhe antivlerat tona jane barazi me ate deshire qe na ve ne levizje, me vullnetin, guximin e karakterin te cilet formesohen sipas deshires sone, me veprat te cilat dalin prej menyres se deshires, vullnetit dhe karakterit qe e posedojme dhe me fatin qe kryesisht eshte i varur nga menyra e deshires, guximit, vullnetit dhe veprave tona qe i bejme gjate jetes, si individ, si familjar, si institucion, si shtet e si komb.
A mund te behet jete e lire, e qete, e begatshme dhe e dinjitetshme aty ku shkilet nderi kombetar, ku perbaltet patriotizmi dhe gjaku i deshmoreve te lirise nga tradhtaret, lakmiqaret dhe te korruptuarit?!
Nuk mundet te behet jete e qete, e lumtur dhe me dinjitet aty ku puna menagjohet nga papunetoret, dituria nga te padijshmit, edukata nga te paedukuarit, politika nga te korruptuarit, feja nga pseudofetaret dhe kultura nga te pakulturuarit!
Derisa te shkojne bashke mes veti si hija me trupin padituria, mendjemadhesia, krenaria, lakmia, urrejtja, xhelozia, amoraliteti dhe tradhtia, tek shqiptaret kurr nuk do te perparojne Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
Sjelljet tona politike, intelektuale e fetare ne nivel te vendit e ne nivel kombtar, shumicen prej tyre i karakterizon korrupcioni fund e krye, e paverteta, jomenquria, banaliteti e perqarja mes nesh, i karakterizon nenshtrimi e perulja tersisht antikombetare ne raport me nderkombtaret, ne raport me fqinjet tane pushtues dhe ne raport me politiken qe po prodhohet ne trojet shqiptare.
Me kete nivel politik te udheheqesve tane shqiptare, kudo ne trojet tona, po u ipet shanse nderkombetareve dhe fqinjeve tane pushtues te tallen me popullin shqiptar dhe te eksperimentojne si me mijnte qe eksperimentojne eksperimentuesit neper laboratoret e tyre per leverdite e veta.
Eshte per habi toleranca jone si popull ne nivel kombtar dhe heshtja mortore para prodhimit te nje politike qyqare, kuislinge, tersisht e verbuar, pa ndjenja kombtare e njerzore, e korruptuar kemb e koke, perplot kriminalitet e tradhti te interesave tona te perbashkta kombtare. Sa shume kane bere prinderit tane per ne! Po ne sa kemi bere e po bejme per ta?! Kete e kam kuptuar pasi jam bera prinde edhe une si ata, se shume pak kemi bere e po bejme per ta, ne raport sa kane bere ata per ne, edhe pse kam menduar gjithnje se i kam dashte shume prinderit e mij.
Nese ndalojme te marrim edukate e njohuri te matejshme, qe mundesojne rriten dhe persosjen e njohurive tona te pergjithshme dhe profesionale, sa po ta perfundojme shkollimin, i kemi izoluar te gjitha mundesite tona dhe ato vlera qe i kemi marr më pare ne gjiun familjar, ne shkolle, ne shoqeri e ne natyre gjate pervojes sone, dhe ia kemi hapur deren injorances, verberise, mos aftesise, urrejtjes dhe xhelozise, qe ta mbizotroje menyren e te jetuarit tone si individ, si familje e si komb.
Mesimi, edukata dhe dituria jone nis ne familje, nuk ndalet me perfundimin e shkolles dhe vazhdon gjate gjithe jetes, me iniciativen tone personale e kolektive ne mesin shoqeror, duke i kuptuar fshehtesite e botes natyrore, shoqerore dhe asaje shpirterore, per ti zoteruar e adaptuar sa më mire ato e per ti perparuar e perforcuar njohurite, shkathtesite e shprehite qe i posedojme per favoret tona deri ne perfundim te jetes.
Sa shume jemi trete neper kohe, sa shume na kane ndare e perqare dhe sa shume na kane zhduk pushtusit tane, e sa pak kemi mesuar e po mesojme nga e kaluara, nga gabimet tona, te mos na perseritet më historia me te kqija! Deri kur do te na zgjas kjo pergjumje?! Deri kur do te veprojme kaqe symbyllur, deri kure do te qendrojme pa e trazuar ndergjegjen tone personale, familjare e kombetare, qe kemi mbete shume prapa ecjeve bashkohore, qe kemi mbete te pushtuar e te poshtruar nene pushtuesit grek dhe serbo-sllavo-ortodoks edhe ne ditet e sotme?!
Do ta turperojme veten, familjen dhe kombin tone, nese presim edhe metej, te naj rregulloi punet Evropa e Amerika me fqinjet tane pushtues dhe te naj rregullojne punet tona te brendshme, nese më pare nuk perpiqemi t`i rregollojme vete e mos t`i shkaterrojme edhe më shume ato.
Kaluan mija vjeqare e nuk mesuam dhe nuk u orvatem e nuk po orvatemi t`i njohim situatat qe i perjetuam neper shekuj e vite dhe te mesojme e te kalitemi, qe mos te na perseriten gabimet e te ligat tona prap dhe t`i perforcojme vlerat qe i kishim e te mesojme nga gabimet tona qe i kemi bere dhe po vazhdojme t`i bejme.
Nese gjate jetes mbizotron synimi yne i mendimeve dhe ndjenjave te kemi, e jo te jemi, kenaqesia e lumturia jone qendron ne epersine e pushtetit mbi tjeret, e jo ne dashurine e sakrificen per tjeret. Sa shume njerzve u mbizotron mendimi e ndjenjat te kenë më shume, e jo te jene më njerze.
Nese synimi i mendimeve dhe ndjenjave tona shpirterore mbizotron qeshtjen,” te jemi”, e jo “te kemi”dhe “te zotrojme” sa më shume padrejtesisht e ne dem te tjereve, lumturia, kenaqesia dhe krenaria jone do te qendroi mbi temelet e forta te dashurise, respektit, mirkuptimit, solidarizimit, perkrahjes dhe sakrifices per tjeret, per lirine, per kombin e per Atedheun.
Kenaqesia, lumturia dhe dinjiteti më i madh gjate jetes qendron ne socializimin, humanizimin, kombtarizimin e mendimeve, ndjenjave e sjelljeve tona dhe berjen e jetes ne Atedhe.
Socializimi, humanizimi dhe kombtarizimi i mendimeve e i ndjenjave tona, synon mbizoterimin te jemi, e jo te kemi e te zoterojme sa më shume.
Nisja e ecjes drejte pjekurise tone permes nivelit te varesise mundeson qe te kalojme tek niveli i pavaresise, nese deshirojme te arrijme nivelin me te larte te pjekurise se ndervaresise, qe ka vlera më te larta njerezore per menagjimin e jetes personale, profesionale, familjare, institucionale, kolektive, shtetnore e kombtare.
Procesi i varesise dhe pavaresise me doemos duhet te na dergoi secilin prej nesh deri te procesi i ndervaresise, si proces me i larte i pjekurise dhe zhvillimit njerezor. Kjo ecje parimore eshte e domosdoshme per te gjithe. Aty ku shkilen e nuk rrespektohen keto procese parimore, paraqiten deformime te shumta personale, familjare, shoqerore, kombetare dhe shtetnore gjate procesit te pjekurise.
“Domosdoshmeria e ndryshimit te thelle te njeriut qendron jo vetem si kerkese etike ose fetare, jo vetem si nje nevoje psikologjike, e kushtzuar nga natyra patogjene e karakterit social qe ekziston tani, por dhe si kusht i domosdoshem i shpetimit te gjinise njerzore”- Te kesh apo te jesh – Erih From
Edhe çka duhet te ndodhe tjeter tek ne shqiptaret, qe tani e tutje te mos ndjehemi inferior dhe jo vetevetja ne raport me tjeret?!
Po ndjehemi edhe sot jo vetevetja dhe inferior ne raport me fqinjet tane pushtues, ne raport me Europen, Ameriken dhe ne raport me shtetet aziatike dhe Turqine.
E vlefshmja, shpirterorja e perzemerta regjistrohet thelle ne kejtesen e njeriut dhe gjalleron brenda tij, edhe kur trupi e shpirti i atyre qe ka lene gjurme tek ne, nuk eshte afer nesh. Neve na duhet ti rikujtojme, perforcojme dhe ti ndrisim edhe më shume ato vlera gjate jetes. Kjo mundesi e mrekullushme eshte ne doren tone deri ne ato momente qe jemi gjalle dhe e kemi per detyre ti ngrisim e ti ndrisim vlerat e secilit, duke u nisur nga prinderit tane, e më gjere tek njerzit qe kane vlera njerezore. Ne kete menyre i mbajme afer e brenda zemres sone njerezit qe kane vlera dhe i dojme e i respektojme.
Tendenca e disa politikaneve, klerikeve fetare, intelektualeve, luftetareve te lirise, biznismeneve ne mesin e shoqerise sone shqiptare dhe tendenca e te gjithe atyre, qe po perpiqen shume te shnderrohen ne mbinjerze, aq më shume çnjerzor po i bene dhe atë pak njerzishmeri qe kishin, vete po e fundosin ditadites.
Gjithnje e më shume po rrallohen njerezit, qe kane ambicje te bejne gare e konkurence per nje jete me ndere e me dinjitet, te bejne gare e konkurence per t`i sherbyer ndershem vetes, familjes, kombit e njerezimit mbare, te bejne gare e konkurence per t`i sherbyer ndershem dhe per ta quar perpara politiken, fene, shkencen, artin, lirine dhe kulturen te ciles i takojne dhe i sherbejne.
Te jesh i pasur, s`do te thote te kesh vetem pasuri materiale e monetare, por te kesh edhe jete me ndere e me dinjitet, jete te lumtur e te qete, te kesh dituri e shendet, moral e humanizem, te kesh respekt e dashuri, mirekuptim e tolerance dhe bashkpunim me tjeret, te kesh respekt per veten, familjen dhe per kombin.
Vertete shume probleme e shqetesime, brenga e shkaterrime, varferi e perulje po i sjellim vetit, familjes dhe kombit, permes ndotjeve dhe helmimeve shpirterore nga urrejtja, xhelozia, perqarja, fanatizmi fetar e partiak, lakmija e shemtuar, padrejtesia, pertacia, amoraliteti, hajnia, kriminaliteti, drogimi, trafikimi, dhunimi, e helme tjera, qe po na kanosen dhe dita dites po e shkaterrojne interesin tone personal, familjar dhe ate kombetare.
Sa shume kemi nevoje ne shqiptaret te edukohemi, paisemi me dituri, te punojme, te duhemi, te respektohemi, te bashkpunojme, te ndihmohemi mes veti dhe te sakrifikojme e te punojme per njeri tjetrin, per vendin dhe per lirine tone, sepse pa keto virtyte mes nesh, do ta kemi veshtire dhe te pamundeshme, organizimin e nje jete normale, formimin e nje shteti me tradita kombtare, humane e njerzore qe i mbrone interesat e qytetareve te vete dhe kufijte e vendit, mes ketyre rrethimeve te vrazhda nga fqinjet tane pushtues, te cilet po bashkpunojne ngushte me tradhtaret e kombit shqiptar kunder interesave te shqiptareve.
Edukata, dituria , te menduarit logjik, njohurite, zgjuarsia jane rreze drite, qe ia ndriqojne erresiren botes intelektuale, emocionale, sociale, morale, kombtare dhe ia transformojne sjelljet, karakterin dhe personalitetin e njeriut ne raport me njeriun.
Pa dituri e edukate, pa zgjuarsi e inteligjence, njeriu gjate jetes do te mbetet fatkeq dhe i egersuar si gjallesat e egra ne pylle.
Fatkeqesisht e kemi qite pas shpine bukur shume punen dhe angazhimin tone per te grumbulluar sa më shume njohuri e dituri, edukate e miresi te vlefshme per ta ngrite e persos inteligjencen tone, per ti humanizuar emocionet, temperamentin, kareakterin dhe personalitetin pergjithesisht!
Mendimet tona barten here ne fushen e te menduarit negativ e her ne fushen e te menduarit pozitiv. Kjo gjendje e mendimeve varet nga menyra e kendveshtrimit qe imponon mendim iluzor apo reale.
Nese ndikohemi nga kendveshtrimi simpatik apo antipatik, mendimet tona do te jene tersisht iluzore dhe bukur larte se vertetes. Ata qe nuk ndikohen nga kenveshtrimi simpatik e antipatik, jane më afer perceptimit te se vertetes.
Ne cilen fushe mbizotrojne mendimet tona, me ate gjendje e atmosfere shpirterore, intelektuale, emocionale do te rrethohemi, ku ajo permbajtje do te behet realitet per ne, gjate jetes, i mire apo i hidhur qofte ai.
Nuk mund te kesh lumturi te qendrueshme e as te ndershme, nese e mbeshtesish ate mbi padrejtesite ndaj tjereve, mbi vlerat e ulta njerezore, mbi mashtrimet, degjenerimet, dyfytyresine, mbi korrupcionin, trafikimin e qenjeve njerezor, mbi prostitucionin, dhunimet e vrasjet dhe mbi tradhetine kombetare.
Ata qe perfshihen nga keto vese te liga njerezore e te shemtuara nuk mund te kene lumturi te qendrueshme e te ndershme!
Me cilin arsyetim pos arrogances fashiste antinjerzore mund te arsyetohet ndarja e Kosoves me Shqiperine, mes per mes trungut shqiptar dhe trojeve te tyre per ta shperblyer Serbine fashiste, qe sebashku me greket dhe ruset perhere kane qene ne pozicione fashizoide kunder shqiptareve dhe interersave te tyre?!
Me cilin arsyetim pos arrogances, nivelit te ulte edukativ, kulturor, moral, social e kombtar i kemi vuar veshet ne lesh ne shqiptaret dhe po pajtojme me kete gjendje kaqe te turpshme, te panjerzishme, kaqe neneshtruese e poshtruese ne raport me kombin shqiptar, i cili eshte nder popujt më te vjeter dhe banor i gadishullit Ilirik, kur nuk kishte as sllav e as grek ne keto troje?!
Ato mendime, ajo edukate e kulture, ajo deshire e dashuri, ai vullnet e guxim qe mbizoteron ne qarkun e botes sone intelektuale, emocionale, sociale, morale, punuse e kombtare, rezultatet e tyre do t`i perjetojme gjate jetes.
Tek popujt qe mbizotron mendimi, edukata dhe kultura e dashurise per liri e pavaresi te atdheut e kombit te vete, kane shembur dhe shembin perandori e perandor, mbreteri e mbreter, principata e princer, pashallyqe e pashallar, kryetar e kryeministra shtetesh, qeveri e parlamente, qe mos ta durojne barren e padurueshme te pushtimit, nenshtrimit, poshtrimit, varferise e mjerimit nen roberi.
Si mund ta perkrah, të bashkpunoi , t`i sherbej e ta votoi ate që flete e premton edukim e arsim cilesor, kurse praktikisht i perkrah, i avanson dhe i gradon injorantet më te mdhej te arsimit?!
Lexusi im i dashur, kam ra ne halle kujt ti besoj, kuj tia jap voten, kujt ti sherbej, e me ke te bashkupunoi?! Te lutem sinqerisht me ndihmo!
Asgje e suksesshme nuk arrihet ne jete, nese shkelim mbi parimet e saj. Aty ku shkelen parimet e jetes, nuk pritet gje e vlefshme perpos shkaterrimit dhe demolimit te vlerave dhe virtryteve njerzore.
Qellimin, misionin dhe detyrat gjate jetes i percaktojme vete, nen ndikimin e faktoreve te shumte dhe perzgjedhjes sone personale. Nese percaktimet tona na bejne te ndjehemi keq, qellimin, misionin dhe detyrat duhet zavendesuar me ato qe na bejne te ndjehemi mire dhe te lumtur.
“Lumturia e brendshme eshte karburanti i suksesit”.
Nuk eshte mire te merremi me gabimet dhe mekatet e tjereve, para se te lirohemi prej mekateve tona personale, nese nuk kemi deshire te ecim me vrap drejte gremines se pafund, qe te behemi cope e grime në te.
Edhe edhe nese jemi te ngarkuar me veprime e mekate qe na qojne drejte gremines, ka raste qe pak ose aspak i ndjejme ato si dukuri negative e te shemtuara, qe meritojne te eliminohen rrenjesishte sa më pare nga skena e veprimit tone jetesor! Per kete dukuri negative e te shemtuar, populli e ka nje mendim te arte:” Mekatari, tek tjeret e sheh mekatin dhe gabimin më te vogel, tek vetja nuk e sheh as kalane e mekateve dhe gabimeve qe i bene gjate jetes”. Ekonomisti i njohur Adam Smith parashikoi se, “njerezit qe i mbivleresojne mundesite dhe aftesite e veta, bejne nje fodullek absurd me punen qe e kryejne, e cila vjene nga trillimet e mendjemadhesise qe kane per aftesite e tyre”.
Sa më shume qe e perdorim fuqine e mendjes, mendimeve, gjykimeve e konkludimeve logjike, emocioneve dhe tiparet njerezore qe gjenden brenda botes sone shpirterore, aq më shume do te rriten e persosen ato ne favor te jetes dhe raporteve te shendosha mes njerzeve. Ate qe e perdorim më shume gjate jetes, e mire apo e keqe qofte, ajo ze vend qendror ne boten tone shpirterore, emocionale, intelektuale, morale e kombtare.
Nuk eshte mire te vrapojme më shume pas parase, pasurise dhe pas fames, e më pak apo aspak pas edukates, diturise, te vertetes, drerjtesise, shpirtit te paster e human, moral e social dhe kombtar. Keto virtyte te larta njerzore nuk blihen me para, por e krijojne parane.
Çdo kush mund te zemerohet – kjo eshte e lehte. Por te hidheroheni ne personin e duhur, ne mase te duhur, ne kohe te duhur, per arsye te duhur, ne menyre te duhur – kjo nuk eshte e lehte. Aristoteli: etika e Nikomahit
Maskarenjte e faqezinjte nuk e qajne koken per vlerat e virtytet njerezore dhe kombtare, sepse synim e kane arritjen e plotesimit te interesave te veta, pa marr parsysh shkeljen e nderit te vete personal, familjar, shoqeror dhe atij kombetar.
Pasuria me e madhe ne kete jete eshte ta ruajm nderin,fjalen, besen e dhene, moralin, drejtesine, punen, diturine dhe interesat tona te mos i plotesojme ne dem te interesave te tjereve e te kombit, qe ne mesin e tyre te jetojme njerezisht e kombtarisht, mire e krenarisht dhe me dinjitet.
Dituria, edukata dhe dashuria jane stimulusit me te forte te emocioneve dhe motiveve tona, vullnetit, deshires dhe ambicjes e te guximit dhe kembngulesise, pa te cilat nuk ka sukses gjate jetes.
Deshtimi eshte i pashmangshem nese besojme se suksesi eshte rezultat i ” fatit ” e jo i percaktimit se çfare deshirojme, i pasjes se nje plani per realizimin e asaje qe e synojme, i besimit ne aftesite dhe forcat tona, i angazhimit te mjaftueshem dhe qendrushmerise e kembngulesise per t`i arrite dhe perjetuar fitoret e sukseseve te synuara.
Veshtrimi yne dhe te menduarit kur nuk e perfillim forcen e emocioneve, eshte i vobekt dhe i verbet, sepse nen ndikimin emocional mund te shtremberohet tersisht realiteti gjate veshtrimit.
Emocionet qe i ndjejme gjate jetes jane dhurate, udherrefyes, sistem mbeshtetes dhe nje thirrje per veprim. Nese i ndrydhim ato dhe perpiqemi t`i injorojme, apo nese i lejojme te marrin epersine mbi gjithçka jetesore, atehere e kemi shperdoruar nje nga burimet e çmuara te jetes sone.
Ështe e frytshme kure perpiqemi ta mbajme drejtepeshimin emocional dhe komunikojme seriozisht me emocionet tona, duke i mishruar ato edhe me boten racionale.
E kemi obligim njerezor e moral të mësojmë me ecë me kohën, nëpër shtigjet sa më njerezore të jetës, sepse jeta do të na shkel persegjalli, nëse nuk mësojmë të ecim në hap me kohën dhe me kërkesat e sajë.
Nëse e arsyetojmë gjendjen në të cilën po jetojmë, nuk do ta bëjm kurr si duhet historinë tone si komb, sepse gjerat duhet ndryshuar perher ne favor të të jetuarit me dinjitet njerëzor duke ecur në hap me kohen.
Derisa ta kuptojme se jemi më shume se sa dukemi fizikisht, intelektualisht dhe emocionalisht, nuk vendosim te mos jemi më pak se sa kemi mundesi.
Nese nuk i analizojm mendimet tona se cila eshte permbajtja e tyre, cili eshte mesazhi, ku fokusohen më shume ato, ne fushen pozitive apo ne ate negative, mund te bejme gabime te shumta gjate jetes. Gabimet grumbullohen dhe e kemi veshtire t`i korigjojme. Po deshem te bejme më pak gabime, te mesojme prej gabimeve tona dhe t`i zavendesojme ato me perparesi, mendimet duhet mire ti analizojme, ta kuptojme mesazhin e tyre eshte pozitiv apo negativ, sepse sipas permbajtjes dhe mesazhit qe kane mendimet, rezultatet e tyre do t`i korrim gjate jetes.
Drejtesia kohve te fundit po cilesohet vetem si profit e jo si kategori logjike e cila e peshon mire e sa më realishte drerjtesine! Proifiti, shumices prej neve na ka hyre ne mendje, ne shpirt dhe ne gjak. Edhe majtistet edhe djathtistet intelektual dhe akteret e politikes shqiptare, fatkeqesisht gati te gjithe jane tjetersuar ne profiter dhe drejtesine e kane mbuluar me vellon e profitit. Lakmia kur behet bashk me egoizmin dhe karierizmin e deformon logjiken, boten emocionale, humane, kombtare dhe i dehumanizon veprimet e njeriut gjate jetes.
Gjerat dhe proceset qe na ndodhin gjate jetes, i terheqim permes mendimeve, imazheve e bindjeve tona qe i kemi ne mendje.
“Nuk mund te kete transformim te erresires ne drite dhe transformim te plogshtise ne levizje pa pasur emocion” Carl Jung.
A po e transformojme erresiren ne drite e plogeshtine ne levizje, apo kemi pajtuar me erresiren dhe plogshtine, si shoqeri e si komb?!
A posedojme apo jo emocione, temperament, karakter e vetedije te shendetshme, qe na mundesojne erresiren ta shnderrojme ne drite dhe plogshtine ne levizje e ne force per te ecur perpara?!
Nese nuk i analizojme mendimet tona, emocionet, temperamentin karakterin me te cilat disponojme e nuk i verifikojme ato dhe veprimet tona ne te cilin nivel gjenden, bejme gabime trashanike gjate jetes dhe i mbrojme gabimet me fanatizem.
Tek ata persona qe ndodhin mrekullit e sherimit dhe zhvillimit fizik e mendor, emocional, social e moral dhe ngritjes e permiresimit te tije, tek ata qe ndodhin mrekullite ekonomnike dhe permiresimi i raporteve mes njerzish e zhvillimi i ndjenjes kombtare, deshmon menqurine e tyre per ta aplikuar ne praktike forcen e ligjit natyror te terheqjes.
Ne brendine tone shpirterore ekzistojne dy njerze, njeri i gjason engjullit e tjetri djallit. Nese i japim perparesi veprave te ulta te lakmise, do te triumfoi djalli ndaj engjullit dhe djall tersisht do te behemi. Lum per ato personalitete qe e mbajne nen frejte e arsyes lakmine, per t`ia thyer qellimin destruktiv dhe forcen djallit ne dyluftim me engjullin!
Zgjidhja e problemeve te shumta kombtare, bëhet në saje te ndryshimit rrënjësor te sjelljeve tona disfatiste, qe pranojme t`i kemi ne balle ata qe nuk kane potencial intelektual, moral e kombtar t`i perfaqesojne interesat tona te perbashkta ne nivel vendor, rajonal e ne nivel kombtar.
Me kete nivel te sjelljeve individuale e kolektive qe sot po i bejme mbi baza politike, fetare, intelektuale, akademike e shkencore, nuk besoje qe do te behen ndryshime progresive per kombin tone shqiptar edhe per ca kohe, perpos ngecjes e devalvimit te asaje qe eshte arrite me angazhimin e gjeneratave te meparshme.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!