Manipulanteve,dinakeve e cinikeve nuk duhet besuar qofshin ata politikane, klerike fetar dhe intelektual

Si t`u besohet atyre politikanëve, klerikëve fetarë dhe intelektualeve që manipulojnë ne emer te politikës,  fesë dhe diturise në dëm të tjereve dhe ne dem te qështjes kombetare per interesa te tyre personale e grupore?! Atyre politikanëve, klerikeve fetare e intelektualeve që manipulojne ne emer te politikës, fesë dhe diturise duhet t`ua dridhim tokën nën këmbë dhe kurr rehat mos t`i lëm, derisa të demonstrojnë vlera të vërteta politike, fetare, intelektuale e kombetare.                                                                                                                                                                                                                               Numri i madh i problemeve me te cilat po perballemi sot si komb, eshte shkaktuar apo eshte vene ne levizje, ne radhe te pare nga sjelljet tona si individ, si familje, si qytetar dhe si komb qe i kemi vuar në ballë me votën tonë të na udheheqin politikan, klerik fetar e intelektual te nivelit më te ulte te pergatitjes profesionale, politike, fetare, morale, sociale, humane, kombtare e njerzore.
Zgjidhja e problemeve te shumta kombtare, bëhet në saje te ndryshimit rrënjësor te sjelljeve tona disfatiste, qe pranojme t`i kemi ne balle  ata qe nuk kane potencial intelektual, moral e kombtar t`i perfaqesojne interesat tona te perbashkta ne nivel vendor, rajonal e ne nivel kombtar.
Lexusi im i dashur, me kete nivel te sjelljeve individuale e kolektive qe sot po i bejme mbi baza politike, fetare, intelektuale, akademike e shkencore, nuk besoje qe do te behen ndryshime progresive per kombin tone shqiptar edhe per ca kohe, perpos ngecjes e devalvimit te asaje qe eshte arrite me angazhimin e gjeneratave te meparshme. I juaj, mësusi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje