Tri parime thelbesore qe mundesojne realizimin e qellimeve tona personale e deri te ato kombtare
Secili person, secila familje, secili institucion dhe secili komb e shtet, ka per synim qe ti realizoi ne nje menyre apo tjeter, deshirat dhe qellimet e veta.
Per ta bere sa me te mundshem realizimin e deshirave dhe qellimeve tona, eshte e domosdoshme t`i ngrisim standardet si parim i pare thelbesor, mbi standardet te cilat nuk kane efekt per t`i realizuar deshirat dhe qellimet e ndryshme gjate jetes, t`i ndryshojme, t`i
rrisim, perforcojme e zgjerojme besimet tona te kufizuara , si parim i dyte dhe t`i ndryshojme strategjite e veprimit, si parim i trete.
Kur i sqarojme standardet si parim i pare thelbesor dhe i kuptojme drejte ato, se cilat jane te frytshme e cilat jo, standartet qe nuk kane efekt i zavendesojme me standarde te efektshme, te cilat kane nivel me te larte qe t`i ndryshojme dhe t`i ngrisim edhe rezultatet drejte realizimit te deshirave dhe qellimeve tona personale, profesionale, familjare, institucionale, politike, shtetnore dhe kombetare.
Secili person, secila familje, secili institucion dhe secili komb e shtet qe i synon realizimet e deshirave dhe qellimeve te veta, e ka per obligim paresor ti gjene mangesite, dobesite dhe tmetat qe nuk ia deshiron vetes dhe ti zavendesoi ato me te gjitha perparesite qe i deshiron dhe i ka qellim t`i arrij gjate organizimit te procesit jetesor.
Sa e sa njerez, familje, institucione, biznese dhe kombe e shtete kane deshtuar per shkak te standardeve te ulta dhe mos zavendesimi i tyre me standarde me te ngritura, sipas kerkesave te kohes, per ti realizuar deshirat dhe qellimet e tyre gjate jetes.
Te gjithe ata qe bejne ndryshime ne standartet e tyre dhe i zavendesojne ato me standarde te nivelit me te larte, i kane krijuar mrekullite e botes gjate rrugtimit te tyre.
Parimi i dyte thelbesor eshte te bejme ndryshime sa me te medha ne besimet tona kufizuese, te cilat na e marrin guximin, vullnetin, deshiren, kembengulesine dhe qendrueshmerine per ti realizuar me doemos deshirat dhe qellimet tona.
Nese i ngrisim standartet per ti realizuar qellimet tona dhe kemi besime te kufizuara ndaj tyre apo nuk u besojme fare, i kemi sabotuar ato, pa e kuptuar fatkeqesine e sabotazhes. Per ta bere realitet realizimin e qellimeve qe ia parashtrojme vetit, më pare duhet ta marrim nene kontrolle sistemin e besimeve tona duke u dhene force,vullnet, guxim dhe kurajo bindese atyre.
Besimet tona duhet ti perdorim si komanda te pa diskutueshme qe na tregojne se cilat deshira e qellime jane te mundeshme e cilat nuk jane te mundeshme, duke formesuar çdo mendim, ide, pikepamje dhe çdo veprim qe e perjetojme ne praktike. Sa me te fuqizuara te jene besimet tona, prapa tyre qendron forca, guximi, vullneti dhe deshira per realizimin e çdo suksesi te madh personal, profesional, familjar, institucional dhe kombetare e shtetnor.
Parimi i trete thelbesor eshte ndryshimi i strategjive te veprimit personal, profesional, familjar, institucional dhe kombetar e shtetnor, per realizimin e deshirave dhe qellimeve tona qe ia kemi parashtruar vetes gjate jetes.
Secili prej nesh duhet ta kuptoi se eshte e kote te ngrisim standartet tona, nese nuk u besojme fuqishem atyre, eshte e kote ti ngrisim besimet nese nuk i ndryshojme strategjite e veprimit, nga ato te pa dobishme ne ato te dobishme per ti realizuar deshirat dhe qellimet tona.
Qe ta bejm realitet ate per te cilin jemi zotuar dhe e kemi per qellim ta realizojme, na duhet te perdorim strategji te reja, me te mira, me te persosura, te cilat japin fryte gjate realizimit te qellimeve dhe deshirave tona, duke i lene anash te gjitha ato strategji te vjetra te veprimit tone te cilat nuk japin fryte.
Strategjia me e mire e me racionale e veprimit tone eshte mbeshtetja ne modelet e atyre qe kane treguar rezultate te lakmuara, duke i modifikuar dhe persosur ato sipas nevojave, mundesive dhe synimeve tona personale, profesionale, familjare, institucionale, kombetare e shtetnore.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha qe sa me pare ti ngrisim standartet tona si parim i pare, t`i ndryshojme, t`irrisim, perforcojme e zgjerojme besimet tona te kufizuara , si parim i dyte dhe t`i ndryshojme strategjite e veprimit, nga ato te vjetruar ne ato bashkekohore, si parim i trete, qe t`i realizojme sa më efektivisht deshirat dhe qellimet tona per nje jete më njerezore, më te barabart, më humane, më te drejte, më te begatshme, me te lumtur e më kombetare. I juaj mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!