Forca qe i formeson veprimet tona eshte dhimbja e kenaqesia

I kemi mundesite thuja gati te gjithe, nese jemi ne rregull ne aspektin e shendetit fizik, intelektual, emocional, social, human, moral e kombtar, t`i formesojme, t`i persosim, humanizojme dhe standardizojme veprimet tona gjate jetes, permes forces se dhimbjes e kenaqesise.
Nese e marrim nen kontroll kete force, i kemi marr ne duare frejte qe e drejtojne jeten tone, mendimet e veprimet qe i bejme gjate saje dhe vendimet qe i marrim, do te jene plotesisht te ndergjegjesuara.
Te gjitha sjelljet e kqija e te pasocializuara, nese dojme t`i eliminojme nga perdorimi gjate jetes dhe te mos i perserisim herave tjera, ato duhet t`i lidhim me forcen e ndjenjes se dhimbjes dhe turpit. Ndersa te gjitha sjelljet e mira, te socializuara dhe humanizuara t`i lidhim me forcen e ndjenjes se kenaqesise e krenarise dhe t`i perdorim si parime tona jetesore.
Lidhja e sjelljeve te keqija, te pasocializuara dhe te pahumanizuara, me ndjenjen e dhimbjes e turpit dhe lidhja e sjelljeve te mira, te socializuara e te humanizuara me ndjenjen e kenaqesise e krenarise, sjellin ndryshime te medha progresive, humane, sociale, morale dhe kmbtare tek ne, nese vertete u permbahemi bindshem dhe me vendosmeri ketyre parimeve jetike e njerezore.
Sa më pare qe behemi te vetedijshem per fuqine qe e ushtrojne ndjenja e dhimbjes dhe turpit, e ndjenja e kenaqesise dhe krenarise mbi veprimet tona dhe mbi menyren e marrjes se vendimeve te ndryshme gjate jetes, do te jemi më te kujdesshem, se cilat sjellje po i lidhim me cilat ndjenja tona.
Lexusi im i dashur, eshte fat i madh e i lumtur per ne, si individ, si familje, si shoqeri e si komb kur mesojme dhe edukohemi ta lidhim ndjenjen e kenaqesise e te krenarise me veprimet tona te njerezishme, humane, sociale, morale e kombtare, kurse ndjenjen e dhimbjes e turpit ta lidhim me veprimet tona te panjerezishme, jo humane, jo sociale, jo morale dhe jo kombtare. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje