Mos i edukoni femijet permes frikesimeve
Detyrat dhe obligimet e prinderve gjat rrites dhe edukimit te femijeve te tyre, perpos qe jane te shumta e te veshtira, e kane edhe nje vlere te madhe e te shenjte per jeten e femijeve.
Te kujdesesh, brengosesh, te bene mire dicka per femijen, te jeshe i qete ndaj tij, te tregosh vemendje dhe durim te mjaftueshem gjate edukimit dhe rrites se femijeve, konsiderohet nje permbushje e misionit te shenjte prindore.
Nese ndonjeri prej prinderve nuk i perfill sa duhet femijet, nuk interesohet, nuk tregon kujdes, nuk brengoset dhe merret siperfaqesisht me edukimin dhe rriten e tyre, pasojat do te jene te medha ne cdo aspekt per femijet.
Ne nuk duhet lejuar veten te bejme pjese ne kategorin e atyre prinderve qe nuk tregojne kujdes te mjaftueshem per femijet e tyre, sepse do ta zbehim tersisht misionin e shenjte prindore duke i lene femijet tane ti bartin valet e jetes posht e perpjete, para e prapa, djathtas e majtas pa dinjitet njerzore.
Gabimet tona si prinder gjate edukimit te femijeve, rezultojne drejtperdrejte ne mendimet, bindjet dhe sjelljet e tyre. Nese deshirojme te mos bejme gabime te shumta gjate edukimit te femijeve tane, eshte me se e domosdoshme te marrim informacion te mjaftueshem dhe te gjithanshem permes literatures profesionalo-edukative.
Duhet te kemi kujdes te mjaftueshem si, sa e me cka ta ushqejme femijen. Si ta veshim, pastrojm dhe shetisim ate. Ta shetisim ne ajer te paster, neper rreze dielli, ambiente te bukura natyrore, ta ambientojme neper ambiente te qeta e te fresketa ku flen femija.
Po ashtu duhet te kemi kujdes te shtuar e proporcional gjate edukimit fizik, psiqik dhe social.
Ne asnje menyre nuk eshte e lejueshme ta adukojme femijen permes frikesimit kur ata qajne per dicka, kerkojne dicka dhe sillen ne menyre te llastuar duke perdorur terrin ku jane te fshehur lugati, shtriga, hajni dhe vrasesi.
Nuk bene ta perdorim edhe personalitetin e mesuesit, mjekut dhe policit qe t´ua ndalim vajin, kerkesat e tepruara dhe sjelljet e llastuara te femijeve.
Nese i perdorim si mjete edukimi shembujt frikesues te permendur me larte, te femijet tane e kemi mbjell friken aq thelle ne shpirtin e tyre e cila perhapet edhe me shume ne gjerat tjera te paarsyeshme duke ia marr atyre tersisht ndjenjen e guximit e cila u shkakton deme te medha ne shendetin e tyre fizik, psiqik dhe social.
Ne vend te mjeteve frikesuese per edukimin e femijeve tane, duhet perdorur lavdatat, qortimet, ndalesat dhe shperblimet duke ua bere me dije dhe bindur femijet se cka u takon e cka jo, cka eshte e lejueshme per ta e cka nuk eshte.
Keto mjete edukative gjate edukimit te rrites se femijeve tane duhet perdorur me takt psikologjik e me vend per secilin femije sipas temperamentit dhe karakterit te tyre, duke manifestuar durim, butesi, dashuri e perkdhelje derisa vertet te binden ata dhe te heqin dore nga sjelljet dhe veprimet e padobishme te tyre.
Perdorimi i ketyre mjeteve edukative te permendura me larte, duke perdorur sqarimin dhe bindjen se pse i perdorim ato te femijet tane, eshte rruga me e shendetshe dhe me frytedhenese per edukimin komplet e nje personaliteti te femijes sone.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!