Statusin profesional te pedagogeve dhe psikologeve shkollor po e mohojne dhe neperkëmbin buroktatet zyrtar, ne nivel te Ministris dhe DKA-ve komunale te arsimit
Edhe pse statusi i pedagogeve dhe psikologeve neper shkollat tona duhet ta kete vendin meritor dhe nder më kryesoret per mirvajtjen e organizimit te suksesshem e efektiv te procesit edukativ e mesimor ne shkolla, ata ende neglizhohen, perbuzen, neperkëmben dhe nuk trajtohen njerezisht e moralisht nga burokrat te ndryshem nga larte poshte.
Me statusin e pedagogut dhe psikologut, luajn, e manipulojne dhe e neperkombin, padrejtesisht edhe drejtorite e shkollave, keshilli i shkolles, keshilli i arsimtareve dhe aktivet tjera profesionale, te cilet me se paku jane kompetente te merren profesionalisht me profesionin, pergjegjesite dhe me punet e detyrat e pedagogut dhe psikologut shkollor.
Katedra e pedagogjise dhe e psikologjise, edhe pse per çdo vit po pergatite kuader te konsideruar pedagogesh dhe psikologesh, edhe pse kostoja e shpenzimeve per pergatitjen e ketij kuadri kushton mjaft, askush nga qeveria dhe institucionet tjera pergjegjese edukative e mesimore nga niveli ma i larte ministror e deri te nivelet e drejtorive te arsimit komunal e shkollave te ndryshme qe veprojne neper komuna, nuk e shohin te arsyeshme te vendosin njehere e mire qeshtjen e statusit te ketij kuadri te domosdoshem per shkollat tona.
Sikur pedagoget dhe psikologet te vendosen neper shkollat tona dhe te perkrahen nga burokratet e ndryshem zyrtare, prej nivelit më te larte shteterore te Ministrise se arsimit e deri te DKA-te e shkollat fillore, te mesme dhe qerdhet, qe veprojne neper komuna, pedagoget dhe psikologet do te kishin pune te madhe e te domosdoshme te merren ne menyre profesionale me problemet e shqetesimet e ndryshme te nxenesve. Nxenesit jane mbete ne meshiren e atyre, qe me se paku dine te merren profesionalisht me ta, apo ma mire te them ne meshiren e askujt.
Kjo eshte vetem nje pasqyre e shkurte e cila ve ne dukje statusin e pedagogeve dhe psikologeve neper shkollat tona dhe mundesite e angazhimit te tyre qe te merren me pune profesionale ne raport me nxenesit, ne raport me organizimin professional te procesit mesimor e edukativ brenda shkolles, ne raport me menyren e bashkpunimit te shkolles me familjen, ne raport me menyren e perdorimit te mjeteve e kabineteve mesimore gjate oreve te mesimit, ne raport me menyren e bashkpunimit mes arsimtareve e nxenesve dhe arsimtareve mes veti, ne raport me menyren e cilesimit dhe notimit te nxenesve, ne raport me orientimin professional te nxenesve, ne raport me menyren e regjistrimit e kalueshmerise se nxenesve, ne raport me menyren e organizimit te aktiviteteve te lira jashte procesit mesimor me nxenes, ne raport me menyren e organizimit te mesimit plotesues, shtues e suplimentar dhe ne raport me menyren e bashkpunimit mes drejtorise se shkolles , keshillit shkollor, keshillit te nxenesve , keshillit te arsimtareve dhe aktiveve profesionale, qe vertet e kerkojne nje qasje organizative pedagogjike e psikologjike, qe e mundesojne profesionalisht pedagogu e psikologu i shkolles, e jo tjeret qe nuk jane te pergatitur ne menyre profesionale per kete qeshtje.
Lexuesi im i dashur pedagogu dhe stafi i sherbimit pedagogjiko-psikologjik, jane domosdoshmeri e shkolles sone, pa te cilin kuader apo sherbim profesional, shkolla e ka te pamundur te organizoi procesin edukativ e mesimor ne baze te shendosh profesionale e te mirefillte. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!