E kemi paguar dhe po e paguajm shume shtrejte vrapin pas pushtuseve dhe pas kryqit, yllit e hanes se tyre
Shkurtpamesia e disave ne mesin e iliro-shqipetareve, injoranca, egoizmi, lakmia, hipokrizia, cinizmi e tradhtia e tyre, e kane pruar ne kete gjendje te mjere Gadishullin tone Ilirik dhe popullaten e tije, me tendence edhe te matejshme te shkatrrimit e te humbjes, duke genjyer popullin neper kohe, se garanci e vetme per ne si popull eshte orientimi her pas pererndimit, e here pas lindjes. Po ashtu duke e orientuar rrejshem shpresen tone dhe fatin her pas klerikeve katolik e pas Vatikanit, her pas klerikeve ortodoks e pas Athines dhe Beogradit, her pas klerikeve musliman e pas Stambollit. Gjithashtu duke vrapuar pa koke e pa mend pas fashizmit e nazizmit, pas komunizmit e socializmit dhe pas politiklave te ndryshme te pushtuseve tane pa perfituar asgje, perpos humbjeve ne teritor, ne popullate, ne kulture, ne ekonomij e fusha tjera jetesore, per interesa te ngushta personale e banale, ne vend qe te ndodh e kunderta dhe te orientohet shpresa dhe fati jone, ne radhe te pare mbi popullin qe i takojme dhe mbi bijte e tij, qe ishin e jane te gatshem ta bejne te pamundeshmen dhe ta japin edhe jeten per liri, per atedhe e per komb, e pastaj ta varim shpresen edhe mbi miqte e sinqerte e te vertete, ndaj te cileve nuk kemi patur kurr e nuk kemi ende vigjilence te duhur. Mbeturinat e te gjitha ngjyrnave fetare e politike ne mesin tone kombtar, e kane pruar ma pare dhe tani ne kete gjendje vendin dhe popullin tone, duke shitur mend e duke premtuar rrejshem vlera, perspektive, zhvillim ekonomik e kulturor, zvillim shendetesor, edukativ e arsimor, zhvillim juridik e politik, qe mese paku jane perputh e po perputhen me realitetin e te verteten.
Mbeturina nuk ishin e nuk jane gje tjeter, perpos fatkeqesi ne mesin e iliro- shqiptareve, te cilet e kane quar dhe po e qojne ujin ne mulli te hasmit e ne dem te qeshtjes sone kombetare, per interesa te veta e te turpshme, e jo per interesa kombtare e njerezore.
Lexuesi im i dashur, u ka dale boja bindjeve dhe pikepamjeve qe mendonin dhe po mendojne edhe sote e kesaj dite, se shpetimi kombetar do te na vije prej perendimit apo lindjes, prej Vatikanit, Athines, Beogradit, Stambollit apo Evropes, prej krishterimit apo islamit, ne vend qe te bindemi njeher e mire dhe te mendojme se zhvillimi e perparimi, ne radhe te pare vije nga forcat tona, nga puna e palodhshme, nga dija e nga shkenca, nga edukata njerezore e kombetare dhe nga bijte tane te guximshem e dijetar, qe jane te gatshem ta bejne te pamundshmen dhe te sakrifikohen per liri e per atedhe, e pastaj edhe nga perkrahja e miqeve te vertete e jo miqeve te shpifur. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!