Nuk po ia dojnë të mirën Kosovës armiqtë e saj të brendshëm dhe të jashtëm
9. 10. 2022
Armiqtë e Kosovës nuk ia dojnë rritjet e sukseset e sajë, pos shkatërrimit, pos nënshkrimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, nënshkrimit të demarkacionit me Malin e Zi, ku i kemi humbur mbi 8200 hektar tokë, nënshkrimin e ekstra teritorit për kishat ortodokse të pushtuara dhe të kolonizuara me kolon serbo-malazez, pas pushtimit të Kosovëes nga Serbia, zotimin për ndarjen e liqenit të Ujmanit me Serbinë dhe ndarjen e Trepqës.
Armiqtë e Kosovës nuk ia dojnë luftën e sajë kundër Korrupcionit, nepotizmit, krimit të organizuar në ekonomi, shëndetësi, arsim , edukim, drejtësi e në polici. Nuk ia dojnë Kosovës luftën kundër kapjes së prokurorëve e prokurorisë, kundër kapjes së gjykatave e gjykatësve, kundër kapjes së sistemit ligjor e politik, kundër shkeljes së kushtetutës dhe kundër ndarjes së Kosovës mes përmes Urës së Ibrit nga mafiozët “pronto” e “pan”, në bashkpunim me kryeministrin e Shqipëris Edvin Rama dhe Baton Haxhiun !
Armiqtë e Kosovës nuk e pranojnë ndarjen e buxhetit të shtetit në mënyrë të barabart për të gjithë qytetarët e sajë, nuk pranojnë pastrimin e listave të veteranëv të vërtetë të luftës çlirimtare, nga 45 mijë veteranë të rrejshëm që janë involvuar në listën e veteranëve të vërtetë , si një barrë e rëndë mbi buxhetin e Kosovës, e cila ka dalë e dërmuar nga lufta çlirimtare e saj, duke i blerë listat me para të majme nga shitësit e tyre.
Armiqëve të Kosovës nuk i intereson punësimi i barabart dhe lufta kundër papunësis së një armate të madhe që po e zbraz ditaditës vëndin e Kosovës, duke ikur nga Kosova pjesa më vitale e të papunësuarëve të sajë, për ta siguruar bukën e gojës rrugëve të botës, nuk u intereson gjendja e mjerë e pensionistëve që nuk i marrin pensionet veta të plota, edhe pse kanë punuar 40 vite me radhë të cilat u takojnë, por marrin 100 euro pension të moshës.
Armiqtë e Kosovës nuk i dojnë asnjë të mirë asaj, pos zhvatjes së shtetit, pos abuzimit me pasuritë nëntoksore e mbitoksore, pos abuzimit me privatizimin e resurseve të saj, dhe aseteve të pasurisë kombtare, abuzimit me privatizimin e ndërmarrjeve shtetnore, vrasjen e kundërshtarëv politik, e çka jo tjetër kundër interesave të Kosovës, shtetit dhe popullatës së saj nga faqëzinjët “pronto” dhe “pan”në bashkpunim me kriminelët pushtues serbo, sllavo, rus?! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!