Derikur do te qendrojme inferior ne shqiptaret ndaj padrejtesive qe po na behen
24. 10. 2021
Edhe çka duhet te na ndodhe tjeter neve qe tani e tutje te mos qendrojme inferior, te heshtur, pasiv e si te vdekur per se gjalli, duke i toleruar marrezishte politikanet tane dhe Europen te na ndeshkojne neve e ta shperblejne Serbine gjakatare e pushtuse te trojeve tona?!
Pse te heshtim si te vdekur per se gjalli, qe ti mundesohen kompetenca shtetnore “zajednices” se komunave me shumice serbe, ti mundesohet ekstra teritor kishave ortodokse, te uzurpuara nga kolonet serb, me rastin e pushtimin te Kosoves nga Serbia fashiste dhe ti ndajme se bashku me Serbine asetet e pasurise sone kombtare, Ujmanin e Trepçen. Ti falen mbi 8200 hektar toke rreth demarkacionit kufitar me Malin e Zi, ti falen mbi 4000 hektar toke rreth demarkacionit me Maqedonin e Veriut, ti lejohet Greqise, sipas apetiteve te saje, hapsire detare te shqiptareve, ti lejohet Serbis ta themeloi “minishengenin” tani te ashtuquajtur “Open Ballkan”, per ti ra thike pas shpine Kosoves dhe ne fund per ta pushtuar tersishte ate, besa edhe Shqiperine?!.
Edhe çka duhet te na ndodh tjeter ne shqiptareve nga politikanet tane, nga Europa dhe nga qarqet e ndryshme nderkombtare antishqiptare, qe te ngritemi rrepte ne kembe kunder ketyre padrejtesive te pa fundme dhe kunder varferise ekstreme mes nesh, qe te ndjehemi vetevetja njehere e pergjithmone dhe te trajtohemi te barabart ne raport me fqinjet tane pushtues dhe ne raport me popujte tjere te botes?!
Deri kure ne shqiptaret duhet te qendrojme te heshtur e duar kryq, para korrupcionit e aktereve te tij, para nepotisteve dhe aktereve te krimit te organizuar, qe po ua rrembejne pa meshirshem te ardhmen e femijeve tane dhe neve, per tu siguruar privilegje femijeve te vete, familjareve, farefisit dhe vetevetes, tmerresishte ne dem te ardhmerise sone, ne dem te atedheut e te shtetit tone, qe dita dites po ia shembin temelin shtetit, i cili eshte fituar me gjakun e deshmoreve te lirise, po ia rrenojne temelin teritorit te atdheut tone, ekonomise, shendetesise, arsimit dhe drejtesis ne pergjithesi?! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!