Mendimet tona jane njohje dhe pershkrim subjektiv i te vertetes
19 Prill 2017 në 8:05 PD •
Subjektiviteti dhe objektiviteti i mendimeve tona ne raport me te verteten, varet nga niveli intelektual dhe i pervojes qe e posedojme dhe nga ndikimi i shume faktoreve ne menyren e formimit te perceptimeve, mendimeve, pikepamjeve e bindjeve tona.
Varet nga menyra e kendveshtrimit dhe kapaciteti intelektual qe e posedojme, varet nga kenveshtrimi simpatik e antipatik qe e kemi ne raport me te verteten, varet nga kendveshtrimi i interesave personale, grupore, partiake e fetare dhe nga niveli i disponimit tone qe e posedojme kur e bejme njohjen dhe pershkrimin e nje realitetit per te cilin mendojme, flasim dhe e ndjejme.
Sukseset qe i arrijme, te vogla apo te medha qofshin ato dhe deshtimet po ashtu qe na ndodhin gjate jetes, jane rezultat i menyres se perceptimeve, mendimeve, bindjeve e menyres se sjelljeve tone si individ, si familje, si institucion, si shtet, si presidence, si qeveri, si parlament e si komb.
Sa po ta kuptojme se mendimet tona nuk jane e verteta apsolute, por njohje dhe pershkrim subjektiv i saje, ne do te sillemi më te matur, më objektivisht e më te sinqerisht ndaj mendimeve tona dhe mendimeve te tjereve, qe e pershkruajne nje realitet per te cilin flitet.
Perceptimet, mendimet, njohjet dhe bindjet tona, per aq sa i ofrohen pershkrimit real te nje realiteti te caktuar, po per aq jane objektive, sa më large ketij realiteti te jene ato, per aq jane edhe subjektive e te pandershme.
Ështe gabim dhe padrejtesi e madhe tu japim perparesi apsolute mendimeve tona, ne raport me mendimet e tjereve, gjate pershkrimit te nje realiteti per te cilin flasime, edhe pse u besojme shume perceptimeve, mendimeve dhe bindjeve tona personale per shkaqe te ndryshme.
Ato medoemos duhet tu nenshtrohen argumenteve e fakteve te verifikuara per ta marr primatin apo epersine ndaj mendimeve te tjereve qe bejne perjekje rreth pershkrimit te nje realiteti natyror, shoqeror e shpirteror. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!