Eshte e pamundeshme ta njohim veteveten, te kaluaren tone dhe boten qe na rrethon, nese nuk lexojme e mesojme sistematikisht
12 Shkurt 2015
Nuk mund ta njohim veteveten, te kaluaren tone, te behemi njerez te paisur me dituri, me humanizem, altruizem, te behemi te ndershem, profesionist te ngritur e te persosur, te behemi poet e shkrimtar, filozof e politikan, akademik e shkenctar, mesues e edukator ne familje, ne qerdhe, shkolle e ne univerzitet, te behemi kombetar te guximshem, te dashur, punetar dhe sakrifikues per atedhe e per liri, nese nuk lexojme e nuk mesojme ne menyre sistematik gjate tere jetes.
Eshte per keqardhje se si ia kemi kthyer shpinen, e kemi zbeh bukur shume dashurine per librin, e kemi zvogluar deshiren dhe vullnetin per lexim, mesim, studim e grumbullim njohurish e pervojash qe gjenden neper libra te ndryshme, te cilat bartin përvoje te shumte njerezore, ku permes te cilave pergatitemi më denjesisht per jeten personale, profesionale, familjare, kombtare e njerzore.
Si mund te behemi te pasur, dijetar, politikan te mirfillt, fetar qe e besojne zotin sinqerisht e pa lajka, edukator te femijeve tane ne familje dhe edukator te gjeneratave te reja, si mund te behemi kombetare te guximshem, te dashur, punetor dhe sakrifikues per atedhe e per liri, nese nuk lexojme, nuk mesojme dhe nuk studjojme sistematikisht te paisemi me njohuri bashkohore, permes te cilave arrihet pasuria, dituria edukata politika, feja, kultura, permes te cilave mirembahet dhe menagjohet vetevetja, familjai, shteti, institucionet e tij dhe kombi?!
Virtyte e larta njerzore nuk i arrijne njerezit qe u mungon deshira, vullneti, dashuria dhe shprehia e perditshme te lexojne, mesojne, studjojne, hulumtojne e krahasojne gjera nga më te ndryshmet qe i posedon jeta njerzore.
Per kete mungese virtytesh, mjafton tua hedhish nje sy disa biznismeneve, politikaneve, intelektualeve, poeteve, shkrimtareve, folozofeve, pedagogeve, sociologeve, psikologeve, akademikeve, edukatoreve, mesueseve dhe kategori tjera intelektualesh qe i posedon mes tij kombi shqiptare, shteti i tyre dhe institucionet shtenore, ekonomike, politike, fetare, arsimore, shendetesore, juridike, administrative, policore e ushtarake, verehen pa kurrfar veshtiresie, se sa ne pozita te mjera qendrojne, duke manifestuar nivel te ulte te kultures, nivel te ulte te edukates dhe pergatitje te ulte profesionale e politike, per te cilat e kane marr pergjegjesine mbi veti.
Ky eshte mjerimi dhe kjo eshte varferia qe e pasqyrojne pa dashjen e tyre te gjithe ata qe nuk lexojne, nuk mesojne nuk studjojne, e nuk paisen me pervoje njerezore qe i ofrojne librat e ndryshme te botes dhe librat e kombit tone.
Ju nxenes e studente shqiptar, mesues,politikan e fetare, familjar e edukator, intelektual e akademik, mos ia ktheni shpinen leximit, duani librin si syte e ballit, si zemren dhe si shpirtin, nese keni sa do pak zemer e shpirte dhe deshire e dashuri, ta njihni sa me shume veteveten, te kaluaren tone kombetare dhe boten e cila na rrethon.
Pa kete potencial te fuqishem njerezor, i quajtur lexim, mesim, studim dhe dashuri ndaj librit, do te mbesim pak njerez per veteveten, per familjen, per kombin, per shtetin dhe do te behemi gazi i botes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!