16. 08. 2024
“Mendja pa dituri, nuk ka fortë bukuri”.N.F
Kuptimi i kësaj thënje të urtë është se, vërtetë një mendje pa dituri e njohje të mjaftushme, nuk mund të ketë thellësi e as bukuri të vërtetë. Nëse nuk kuptojmë ose nuk dijmë gjëra të rëndësishme, nuk mund të shohim thellësinë e tyre dhe nuk mund të zbulojmë bukurinë që mund të jetë fshehur në to.
Për të vlerësuar vërtetësinë dhe bukurinë e një gjëje, është e rëndësishme të kemi njohuri dhe edukatë të mjaftushme. Në realitet asnjëherë nuk mund të kemi njohuri dhe edukatë të mjaftushme për të vleësuar plotësisht vërtetësinë dhe bukurinë e gjërave të ndryshme.
Përparimi rreth njohurive, diturisë dhe edukatës, është një rrugë e vazhdueshme dhe sa më shumë mësojmë e zhvillohemi intelektualisht, emocionalisht, shpirtërisht, moralisht e kombtarisht, aq më shumë mund të arrijmë të kuptojmë dhe të vlerësojmë thellësinë dhe bukurinë që ekziston në botën tonë. Është një udhëtim i pafund, ku njohuritë tona rriten dhe ndryshojnë gjatë kohës.
Sa mirë do të ishte për ne, që këtë udhtim të pafund ta bënim duke lexuar e mësuar sistematikisht gjatë jetës! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!