T`i kujtojme e t`i perdorim te mirat e jetes, e jo te kqijat e saje
Nuk eshte mire te bejme pjese ne grupin e njerzve te paknaqur me jeten, qe ia kujtojne vetem te kqijat e saje duke ngarkuar veten me brenga, halle, shqetsime, urrejtje, gjelozi, strese e probleme tjera.
Jeta mbi 90% i ka te mirat e saje , e me pak se 10% i ka te kqijat. Do te ishte menquri e madhe per ne, qe të krijojme shprehi t`ia kujtojme te mirat, e jo ato me pak se 10% e te kqijave te saje.
Kure kemi uje per ta shuar etjen, buke per ta hequr urine, ajre per te marrur fryme, trup te shendosh per t`i kryer obligimet tona me pergjegjsi e me punuar me vullnet, aftesi mendore per te gjetur rruge më te mira e më te ndershme me jetuar, eshte budallek i madh, mos t`ia kujtojme, mos te jemi mirenjohes e mos t`ia perdorim jetes mbi 90% te mirave qe i posedon ajo, ne te kunderten duke u marre e duke u shqetesuar kot, per ate më pak se10% te kqijave qe na kane ndodhur rastesisht apo qellimisht dhe mund te na ndodhin gjat jetes. Asgje e gatshme nuk pik prej qiellit, gjerat e vlefshme per jeten duhet t`i arrijme vete. Gati thuja çdo gje eshte ne doren tone, ta ndryshojme per te mire dhe te mos pajtojme me statusin jetesor, qe na imponojne tjeret.
Nese humbim kohe duke u shqetsuar vetem per me pak se 10% te kqijave te jetes sone, nuk do te shenojme kurr sukses e perparim ne jete, por do te perfshihemi nga nje numer i madh i brengosjeve te kota, halleve, shqetesimeve, streseve te pa kontrolluara, urrejtjeve, ironive vend e pa vend ndaj tjereve, nga te cilat nuk kemi kurrfar dobije perpos demit qe mund t`ia shkaktojme vetit permes smundjeve te ndryshme fizike, psikike, emocionale, intelektuale e morale, qe jane bere shqetsim i madh per mjeksine e psikologjine boterore.
A ka pasuri ma te madhe sesa posedimi i shendetit tone trupor dhe atij shpirteror, emocional, intelektual e moral, permes te cilit i perjetojme dhe i shfrytezojme te mirat e merkullite e botes shoqerore e natyre? A ka pasuri më te madhe ne kete bote se sa posedimi i duarve dhe kembeve permes te cilave veprojme e punojme, posedimi i vesheve dhe syve, permes te cileve shohim e degjojme, posedimi i gojes, gjuhes, dhembeve e hundes, permes te cilave komunikojme, ushqehemi, marrim fryme, shijojme dhe ndjejme erna te ndryshme? A ka pasuri ma te madhe ne bote sesa mendja jone, permes seciles i arrijme te gjitha te mirat qe i duhen njerzimit gjate jetes? A ka pasuri me te madhe se sa dielli me rrezet e tij, toka si furnizues me artikuj te ndryshem ushqimor, uji pa te cilin as qe merret me mend ekzistenca jetesore dhe ajri, pa te cilin as nje minut nuk do te jetonim? Vertete nuk ka. Pra pa keto mrekulli natyrore nuk do te kishte jete, bota bimore, shtazore e njerezore, ne saje te cilave gjenden gratise gjitha te mirat e kesaje bote? Vertet nuk ka. Ky eshte mbi 90% i te mirave te kesaje jete, qe naj ka dhuruar gratise natyra. Lexusi im i dashur, u bej lutje qe se bashku t`i jetojme te mirat e kesaj jete qe naj ka dhuruar gratis natyra, ne menyre te barabart, pa dallime fetare e politike, pa dallime gjinore e racore. Mos t`i injorojme keto te mira te pakufijshme te kesaje jete, port i gezojme! I juaj, mësusi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!