Mos te urrejme e xhelozojme as zili te mos kemi, sa ma large tyre te qendrojme

Urrejtja, xhelozia e zilija karakterizojne gjendjen psikike, shpirterore, emocionale, morale e intelektuale te individit apo grup individesh  te cilet e ka humbe forcen e besimit ne vlerat e veta, e kane humb rrespektin,tolerancen, mirekuptimin dhe dashurine ndaj njerzve, ndaj menyres se si mendojne, veprojne e jetojne ata dhe ndaj menyres se permes ciles fe i besojne dhe i luten Zotit.                                                                                                                 Vertete shume urrejtje, xhelozi e zili po manifestohet  mes feve te ndrysheme e sekteve fetare, mes partive politike, mes politikaneve, klerikeve fetar dhe mes intelektualeve.                                                                                                                                                                                                                                       Po te shnderrohet urrejtja, xhelozia dhe zilia ne nafte e benezine, bota do te kallej e do te behet shkrum e hi, edhe pse ka njerze mes kesaje bote qe nuk e meritojne kete zjarr shfaroses.
Per qudi, te gjitha keto urrejtje, xhelozira e zilish mes nesh, po behen ne emer te Zotit e shejntrise se tije, ne emer te partive e vlerave te tyre, ne emer te edukates e diturise, duke u lavdruar secili se feja apo sekti i tije fetar, partija te ciles i takon dhe edukata e dituria qe e posedon eshte më e mire, më e madherishme, më kombetare dhe më e shejte, duke hedhur gure e balte kunder njeri tjetrit ne dem te unitetit tone kombtar e njerzor.                                                                                                                                                                                                                                                                   Do ti pysja te gjitha kategorite fetare, politike e intelektuale, se ciles rruge na qojne urrejtja, xhelozia dhe zilia mes nesh? Athu na qone drejte rruges se Zotit, qe aq shume po flasim ne emer te tije, na qone drejte rruges se zhvillimit e perparimit kombtar, politika qe po rrahim gjoks ne emer te saje, na qone drejte ngritjes, humanizimit dhe kombtarizimit te edukates e diturise, qe aqe shume po flasim ne emer te tyre, apo drejte rruges se djallit e shkatrrimit total, kofshin sa me large nesh keto ndjenja qoroditese e te shemtuara!?
Me kete apel po i drejtohem lexusit tim te dashur: Lexusi im, mos urreje, mos xhelozo, mos mbaje zili, mos shpif e mos perqaje, mos u krekos se je më i miri, më i dijshmi, më kombtari, më fetari dhe mos e privatizo Zotin, edukaten, diturine, politiken, sepse ato u takojne te gjitheve. Lej njerezit te qete te jetojne, te mendojne, te veprojne dhe te besojne ne menyren e vete qe i duket me e mira, nese nuk i pengon, perqmon, nenshtron e poshtron tjeret, sepse Zoti e populli ka aqe menquri e dashuri, te na kuptoje te gjitheve te bardhe e te zi. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje