Të jetuarit në mjerim dhe nëne roberi eshte fyerja më e madhe që po ia bejmë vetit si komb
Mjerimi dhe roberia po vazhdojnë se ekzistuari ne trojet tona. Kete fyerje te madhe po ia bejmë vetit duke pranuar në heshtje mjerimin e varferine, urrejtjen e perqarjen mbi baza partiake, fetare e regjionale, duke pranuar pa kurrfar turpi e pa kurrfar inati nenshtrimin, poshtrimin dhe pushtimin nga fqinjet tane pushtues greko-sllav. Ket fyerje te madhe, po ashtu po ia bejmë vetit, duke pranuar se funksionuari ne skenen tone kombetare, nje politike tersisht kuislinge dhe aspak kombetare, e korruptuar tej mase, e pa frytshme fare dhe shume shkaterruese per perspektiven e se ardhmes sone si popull e si komb. Duke pranuar devalvimin gjithnje e me shume te vlerave tona kombetare e njerezore. Fyerje te madhe po i bejmë vetit, si individ, si familje, si shoqeri e si komb duke pranuar ne heshtje instalimin e papunesise, varferise, paditurise, padrejtesise, familjarizmit, militantizmit partiak, amoralitetit dhe anarhine neper institucionet tona, pa i dhene llogari e pergjegjesi askush askujt e as ligjit. Po ashtu fyerje te madhe po i bejmë vetit, duke qendruar indifirent e ne heshtje, ndaj atyre qe po e vjedhin, keqperdorin dhe po e shkaterrojne para syve tane pasurine tone te perbashket shoqerore e kombetare.
Sekreti i suksesit te ekzistences sone njerezore e kombetare, individuale e familjare, fetare e politike, institucionale e shtetnore, nuk qendron mbi fyerjet qe po ia bejmë vetit ne menyra te ndryshme aspak humane, aspak njerezore e aspak kombtare, por qendrone mbi diturine, vullnetin, deshiren, guximin, iniciativen dhe vendim marrjen e vendosur, per ti dhene kuptim sa me njerezore e sa me human, sa më shume dinjitet e permbajtje kombtare dhe sa me shume lumturi jetes sone ne pergjithesi.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha ta ndalojmë sa më pare fyerjen qe po ia bejme vetit dhe ta shendrrojmë kete fyrje ne rerspekt te thelle ndaj nesh permes instalimt te diturise, guximit, vendosmerise dhe dashurise, qe ti mbrojmë vlerat tona kombetare e njerezore, per ta bere nje jete më te dinjitetshme, më produktive, më krenare e më te lumtur se bashku ne trojet tona kombtare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!