Stigmatizimi i skizofrenit dhe diagnostifikimi profesional i tije

Ne kontekstin psikologjik stigmatizimi eshte nje komplet qendrimesh te pambeshtetura negative per personin qe e veçon si te papranushem me sjelljet e tij, duke e stigmatizuar si skizofren apo stigmatizime te shumta qe u behen njerzeve ne dem te potencialit te tyre si personalitete e si karaktere.
Stigmatizimet per tjeret vijne nga njerze jo kompetent per diagnostifikime rreth gjendjes shendetesore psiko-intelektuale, emocionale e shpirterore, qe mos te them nga njerze qe vete jane ne fund te pusit per nga tiparet njerezore, duke marr guximin e profesionalisteve te shendetit intelektual, emociopnal, moral e social, qe ti stigmatizojne tjeret me nofka te ndryshme nga ma te ultat qe dalin prej fallgjinjeve e kategorise se intelektualeve te atij niveli e më te ulte.
Diagnostifikimi profesional e shkencor rreth skizofrenit dhe kategorive te ndryshme te njerzeve me çrregullime psikike, e ne kete raste rreth skizofrenit, konsiderohet nje forme e rende e çrregullimit ne te cilen personaliteti ne fjale duket si i dezintegruar, perceptimet e tije tersisht ilozore, emocionet e mpira apo te perqara mes veti ne raste perjetimi te nje ngjarje qe nuk kane asgje te perbashket me realitetin, mendimet i kane te habitshme, te pakjarta dhe qe nuk perputhen me realitetin qe e pershkruajne, gjuha jo koherente ashtu si emocionet qe nuk perputhen me situaten e sjellje psikomotorike qe mund ti kete te çorjentuara.
Tek skizofreni jane te zakonshme halucinacionet te cilat i perfshijne perceptimet ndjesore te imagjinuara , te cilave skizofreni u beson sikur te ishin te verteta. Tek skizofreni jane te zakonshme edhe deluzionet apo bindje tersisht te genjeshterta dhe iracionale te skizofrenit rreth rasteve te ndryshme, ne mesin ku jeton ai.
Duhet patur kujdese te shtuar te mos bijme viktime e stigmatizimeve qe vijne nga rrjeti jo profesionalist duke stigmatizuar tjeret me lloj lloj nofke diagnostifikuse jo profesionale, aspak kompetente e as njerezore gjate kualifikimit apo diagnostifikimit jo profesional te tjereve. I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje