Suksesi për mua e jo për ne është plaqkë në dëmë të tjerëve, nuk është sukses

09. 09. 2023

Varësia, pavarësia dhe ndërvarësia janë etapa të zhvillimit njerëzor, të cilat duhet të përjetohen në mënyrë sistematike për ta kompletuar vetën si një përsonalitet i pjekur dhe i aftë që të kontriboi në mesin shoqëror për aq sa merr, po për aq edhe t’i jep rrethit ku jeton e më gjërë. Po nuk u arritë ky synim, diçka nuk ka shkuar në rregull me etapat e zhvillimit njerëzor. Etapa e varësisë vetëm merr nga tjerët, por nuk ka aftësi, pjekuri e as mundësi, edhe tu jap tjerëve , e jo vetëm të merr nga ta.

Etapa e pavarësisë është një shkallë më e lartë e pjekurisë krahasuar me etapën e varësisë, ku aftësitë, pjekuria dhe mundësitë e individit krijojnë kushte për tu pavarësuar individi t’i plotësoi nevojat përsonale nga forcat vetanake i pavarur nga tjerët, por ai pak mundësi ka tu jap tjerëve, aq sa merr nga rrethi. Kjo etapë pjekurie njerëzorer, ngjanë me at, sukses për mu e jo për tjerët. Ky sukses më shumë i dëmton tjerët se sa kontribon tek ta. Me një fjalë shprehur, ky sukses për mu është plaqkë në dëm të tjerëve!

Etapa e ndërvarësisë së zhvillimit njerëzor është etapë më e lartë dhe e fundit e cila i jep mundësi individit t’i jep aq rrethit, sa merr nga rrethi. Ky sukses i merituar dhe i lartë, i ngjanë suksesit për ne, jo suksesit për mua, me një fjalë për aq sa i merr rrethit individi, po për aq ka kapacitet edhe ti jep. Kurë në një shoqëri mbizotëron pjekuria e ndërvarësisë, për aq sa marrish nga tjerët edhe japish, konsiderohet një shoqëri që posedon standard të lartë demokratik, politik, ligjor e kushtetues, human, sociaë, kulturor, shkencor, moral, kombtar e njerëzor.

Shumë largë këtij ideali shoqëror të zhvillimit qëndron shoqëria jonë shqiptare! Uroi nga zemra e nga shpirti që ta ofrojmë sa më afër e sa më shpejtë idealin dhe suksesin e zhvillimit të ndërvarur në mesin e shoqërisë sonë shqiptare! I juaj mësuesi Isë

Të gjitha reagimet:

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje