Në atë shtet ku mbisundon padituria, lakmia për pushtet dhe korrupcioni, lindë edhe tradhtia

16. 09. 2019- ripostim

Vëndi i një populli ku mbisundon padituria, lakmia për pushtet, dëshirat ekstreme të pushtetarëve, në dëm të interesave shoqërore e kombtare, lindë kokëforcia, mendjemadhësia, mos dëgjushmëria, shkurtpamësia e zhveshur nga karakteri njerzor dhe lindë përqarja mes njerëzve. Del në skenë anarhija, keqpërdorimi, korrupcioni, nepotizmi, amoraliteti, krimi i organizuar, varferia dhe tradhtia e politikanëve që i kemi në ballë të politikës.

Si shkak i këtyre dukurive negative e të panjerëzishme, pason ikja masive e qytetarëve prej vëndit dhe zbrazja e tij, zbrazja e shkollave dhe univerziteteve tona, nga nxënësit e studentët shqiptar, pjesa më vitale e kombit tonë dhe e atdheut, pa të cilët nuk ka atëdhe, nuk ka shtet e as liri, sepse nuk ka kush i mbronë ato dhe kush e qonë përpara procesin e zhvillimit të tyre, për shkak të humbjes së shpresës, përspektivës përsonale, familjare, institucionale, shoqërore e kombtare, duke u perpjekë ta gjejnë bukën e gojës rrugëve të botës, në vënd që ti kenë mjaftushëm të gjitha këto kushte për ekzistencë në atdheun, vendëlindjen dhe ne familjet e tyre!

Tagrën e paditurise, lakmisë së zhveshur nga karakteri njerëzor, human e social, dëshirave e kërkesave ekstreme, kokëforcisë, mendje madhësisë, shkurtpamësisë, xhelozisë, karierizmit, mos dëgjushmërisë dhe përqarjes mes nesh si shkak i politikës djallëzore të politikanëve tanë, në të gjitha trojet shqiptare, e paguan shume shtrejte populli ynë dhe pasardhësit e tij gjatë jetës!

Pastrimi dhe lirimi i Kosovës nga këto ndotësira të politikanëve tanë nuk mund të bëhet, pa pastrimin e kokës dhe shpirtit, pa ngritjen e edukatës, kulturës dhe vetëdijes së tyre, per mirëmbajtjen dhe ngritjen e zhvillimit të Kosoves dhe mbrojtjen e lirise, shtetit dhe pasurisë kombtare dhe pa ngritjen e vetëdisë sonë që mos ti tolerojmë në pushtet e mos tua japim votën politikanëve ndëtës, zhvatës e tradhtarë të vendit e kombit. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje