Shqiptarëve u kanë sjellë e po i sjellin dëme të mëdha ekstremistët e llojeve të ndryshme që gjenden në mesin e tyre

21. 09. 2020- ripostim

Ekstremistët në fjalë i kanë sjellë dëme të mëdha e po i sjellin kombit shqiptar. Ndërsa në anën tjetër po i sjellin favore fqinjëve tanë pushtues, të cilët po investojnë propagandë e pare të madhe që të lulëzojnë e të zhvillohen ekstremizmat politik, fetar, regjonal, ideologjik e kulturor.

Po ta kishim ndjekë e po ta ndjekim tani shembullin e dijetarëve të Rilindjes sonë kombtare, edhe pse ata ishin fetarë të devotshëm e të njohur në botë, ata me asnjë qmim e me asnjë kusht nuk i lejuan vetit ekstremizma fetar e politik, kulturor e regjional e ideologjik, as ta vejnë fenë në radhë para kombit.

Ata nuk e perqmonin, nuk e perqanin, nuk e urrenin, nuk e fyenin kombin e vetë mbi baza fetare, politike e regjionale, kulturore e ideologjike dhe nuk e ngatrronin ate për interesa të ndryshme fetare e personale dhe nga kjo filozofi racionale arriten ta themelojne kombin shqiptar.

Askush nuk mundet me qenë fetar i devotshëm, pa qenë më parë atedhetar e kombëtar i devotshëm.

Ata që e njohin mirë e drejtë kulturën dhe filozofinë fetare, është e pamundur të mos jenë edhe adhurues të flaktë të atedheut, të gjuhës, të kulturës dhe zakonëve të përbashkta kombtare dhe mbrojtës të guximshëm të atyre vlerave që i posedon atdheu dhe kombi shqiptar.

Kush nuk e mbronë gjuhen e nënës, atdheun dhe lirinë e kombit të vetë, e gënjen vetëvetën se është politikan i ndershëm e produktiv në shërbim të interesave kombtare dhe e gënjen Zotin se është fetar edhe besimtar i vërtetë e i sinqert.

Secili prej nesh e kemi per detyrë kombëtare në radhë të parë dhe fetare në radhe të dytë që të mendojmë, të flasim e të veprojmë në atë mënyrë që t’i ulim gjakrat dhe emocionet, t’i eliminojmë interesast personale, urrejtjet dhe kundershtimet, ta forcojmë unitetin e ta eliminojme perqarjen mes kombit tonë, sepse në fundë të fundit do t’i humbim të gjitha nën sundimin e fqinjëve tanë greko-sllav.

Do ta humbim gjuhen, kombin, atedheun edhe fenë. Do ta humbim edhe njerzishmerin dhe çdo gjë mbi këtë tokë. I juaj mësuesi

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje