Sinqeriteti eshte naivitet apo virtyt njerzor
Ata qe jane te pasinqert komandohen nga veset e liga e te shemtuara, te cilet jane te mbushur perplot dinakeri, hipokrizi, cinizem, arrogance, amoralitet, pa besi dhe egoizem, ku objekt manipulimi e kane sinqiritetin e tjereve.
Sot, gjithnje e më shume ne skenen tone kombetare po dominojne veset ne raport me virtytet njerezore. Po dominojne shume te pa sinqertit ne raport me te sinqertit. Po dominojne sahanlepirsit, ne raport me te dinjitetshmit
Nuk zgjidhen propblemet tona personale, familjare, institucionale, politike, fetare, kombetare, shtetnore e shume fusha tjera jetike me njerezit e pa sinqert ne balle, qe e kane personalitetin e vete te mbushur perplot me vese, nga më te shemtuarat e nga më te qoroditurat.
Qe te bindemi, se sa e shemtojne njeriun dhe sa e qorodisin dhe e bejne panjeri veset e tije, kemi rastin ta percjellim cirkun qe po e bejne te pasinqertit, te udhehequr nga veset e veta te shemtuara e te qoroditura ne parlamentin e Kosoves dhe Shqiperise, ne organet tjera kyqe te shtetit, ne ministri e digastere te ndryshme shtetnore e ma gjere, ku edhe bota po bene seri me cirkun e tyre te mbushur perplot vese.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e nevojshme qe mos ta lejojme veten ta neperkombim sinqeritetin e tjereve, mundin, dijen, sakrificen dhe angazhimin e tyre, qe e bejne per ne, per veten e per atdheun dhe mos ti lejojme te pasinqertit te shkelin e ta neperkembin sinqeritetin tone, nese dojme te jetojme te lire e me dinjitet. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!