Shume doktorantura e fare pak shkence – ripostim

Doktoranturat e doktoret po na shtohen sikur kepurdhat pas reshjeve te shiut, sipas ajamit familjarizem, farefisni, mahallizem, sipas ajamit militantizem partiak, kurrupcionizem dhe sipas shume ajameve tjera te liga e te shemtuara.
Per çudi nga ter ky vershim i doktoranteve ne trojet shqiptare, rralle dalin shkenctar apo nuk dalin fare me ide e pikepamje, me hipoteze e teza te reja te tyre, perpos pertypjeve te mendimeve, ideve, hipotezave dhe tezave qe i kan pertypur e ripertypur tjeret, pa bere asgje me shume, perpos edhe nje ripertypje te radhes.
Grada e tituj te shumte shkencor i kane vershuar trojet shqiptare, aq sa ka mjaftushem edhe per eksport. Keto grada e tituj shkencor doktorantet tane, siq po duket i paskan marr permes kanaleve te ndryshme, sa per tu pozicionuar ne nje post me pergjesi te madhe dhe koficient te larte te te ardhurave personale, pa bere asgje rreth shkences dhe postit me te cilin eshte shperblyer nga lideret e tij politik, qe ta bejne ate nje marionete te veten. Per shkencen mos te flasim fare, sepse doktorantet tane, marioneta te lidereve te tyre politik, ia kane kthyer shpinen tersisht asaje dhe kane ra klluq ne strofken e rehatise duke prite dite më te mira per shkencen, edhe pse u kane ra puplat nje nga nje prej pasivitetit te tyre dhe drogimit total pas politikes.
Lexusi im i dashur, o doktorro e merru me shkence, o mos e bene kete te lige dhe te behesh kepurdhe doktor, si kepurdhat pas reshjeve te shiut, mbeshtetur mbi ajamet e familjarizmit, militantizmit partiak, korrupcionit dhe sipas ajameve tjera te shemtuara e dehumanizuara per te marr grada e tituj te ndryshem vetem per leverdite e ulta personale ne dem te vlerave shkencore, humanitare, morale e kombtare. I juaj, mësusi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje