Shpirti i smuar i nje shoqerie sjelle pasoja te medha jetesore e kombetare – ripostim

Politiken, grupacionet e ndryshme politike, fetare, profesionale, kulturore e shkencore qe i perfshine nje shpirt i smuar, sjellin pasoja te medha jetesore, kombetare e njerezore. Brenda atij shpirti bashkjetojne edhe shpirtera tjere te shendetshem, port e cilet i pret edhe ata smundja e njejte shpirterore. Te gjithe shpirtrat ne fjale, qe bashkjetojn ne mesin e nje shoqerie me shpirt te smuar, infektohen me ate smundje shpirterore qe e posedon mesi shoqeror, edhe pse disa bejne perpjekje qe ta sfidojne kete smundje infektive shoqerore, te  mos infektohet shpirti i tyre i paster dhe i shendetshem.
Kur shpirti i nje shoqerie eshte i smuar, ajo shoqeri nuk ka kurajo te perballet me ndryshime, me risi, nuk i perballon dot sfidat qe i dalin para, sepse i mungojne aspiratat, vullneti, deshira, kombengulesia, guximi dhe projektet per ti quar proceset perpara. Ajo shoqeri nuk i beson te tashmes dhe te ardhmes, nuk behet pjese e nje organizimi progresiv, pjese e nje pergjegjesie per te miren e kombit, vendit dhe shtetit, pjese e nje pergjegjesie kolektive, pjese e nje sakrifice te interesave personale, ne dobi te atyre shoqerore e kombetare.
Shoqeria jone shqiptare gjithnje e me shume po perfshihet nga ky shpirt i smuar dhe shume i lige, ku gjithnje e me shume po humbet besimi tek e ardhmja e kesaj shoqerie, tek e ardhmja individuale, familjare e kolektive. Nuk pranohen ide te reja, ndryshime te mundeshme e te domosdoshme per vendin, nuk merren pergjegjesi kolektive, personale e kombetare. Gjithnje e me shume njerezit po fokusohen rreth interesave te ngushta e te ulta personale, ne dem te atyre shoqerore e kombetare, pak kush apo askush nuk merr pergjegjesi te mirefillt per interesat e pergjitheshme shoqerore e kombetare. Kjo shoqeri po ecen gjithnje e me shume drejte rrugtimit, ku secili eshte fokusuar, drejte mireqenjes personale e familjare, duke harruar tersisht pergjegjesine kolektive e kombetare per interesat e veta te ulta e te shemtuara.
Secila shoqeri qe ka rrugtuar e rrugton gjate jetes duke poseduar nje shpirte te smuar, ka falimentuar me pasoja e me gjakderdhje te medha. Shembuj te tille, neper periudha te ndryshme historike, ishin fundosjet e perandorise romake, bizantine, turke dhe shume perandori te ndryshme neper periudhat historike.
Nje shoqeri e smuar shpirterisht e moralisht e humb rrugen e saje te zhvillimit, perparimit dhe persosjes ne baza kolektive, shoqerore, kombetare, familjare dhe individuale, sepse nuk posedon me kurrfar force, nuk ka synime e projekte per ti quar proceset e zhvillimit perpara. Ne vende te aspiratave per zhvillim e perparim te barabart e te gjitheanshem shoqeror e kombetar, vershon me parulla boshe e te pakuptimta, me premtime te genjeshterta e me anarhi, te cilat i shkatrrojne idealet e nje shoqerie, idealet e nje kombi, e nje grupacioni politik e fetar, profesional e shkencor, familjar e personale.
Simptomat e nje shoqerie te smuar jane: korrupcioni, amoraliteti, trafikimi me qenje njerezore, trafikimi i substancave narkotike, krimi i organizuar, devalvimi i vlerave ne fushen e drejtesise, ekonomise, shendetesise, edukimit, arsimit, bujqesise, tregtise, biznesit, devalvimi i punsimit, mbeshtetur mbi baza partiake, familjare e korruptive, pa i perfillur aftesite dhe pergatitjen profesionale, morale e kombtare, emrimi i militanteve neper pozita dhe pergjegjsi shoqerore e kombetare, te cilet nuk i meritojne ato pergjegjesi ne aspektin profesional, moral e kombtar, shkatrrimi i pasurise shoqerore e kombetare ne favor te interesave personale, sherbimi policor e gjykatat  keqperdoren nga pushtetaret  dhe nje numur i pa fund i smptomave qe e karakterizojne nje shoqeri  te smuar shpirtnisht.
Lexuesi im i dashur, per ta sheruar shpirtin e smuar te nje shoqerie, me pare duhet te nisemi nga vetevetja, qe ta ndertojm nje shpirt te shendetshem e sa me te paster personal, profesional, kulturor, institucional, shkencor, politik, fetar, kombetar dhe shtetnor. Per ndryshe do te fundosemi edhe vete ne plehrat e pa fundme, te smundjeve shpirterore qe e kane perfshire nje shoqeri te smuar. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje