Kure vleresojme nuk eshte mire te jemi tendencioz ne vleresime

Bindjet tona per njerezit e  per nje realitet te caktuar nuk eshte mire ti mbeshtesim e ti formojme, permes thash e themeve e paragjykimeve tendencioze  dhe ne baze te saje te gjykojme nje realitet te caktuar  per te mire apo per te keqe. Vleresimet, te cilat mbeshteten ne te verejturit e thjeshte, ne thash e theme, ne paragjykime e ne tendenca te ndryshme, nuk jane te sakta, sepse nuk i perfillin argumentet dhe faktet e verteta, bindese e te verifikuara sipas te verejturit sistematik shkencor, por jane nje fushate e ulte perplote tendenca, per ta perbaltur personalitetin e dikujt apo per ta ngritur ate pa argumente, per interesa personale apo qellime djallezore.                                                                                                                                          Nje pjese e konsiderueshme e njerzeve mendimet, bindjet, gjykimet qe i bejne per njerezit e per nje realitet te caktuar, më shume i mbeshtesin ne te verejturit e thjeshte, ne thash e theme dhe ne paragjykime tendencioze, se sa ne te dhenat e argumentuara qe dalin nga te verejturit sistematik shkencor, i kontrolluar mire e i verifikuar ne kohe.                                                                                                                                                                                     Qasja e verojtimit te thjeshte, mbeshtetur ne thash e theme, ne trillime e paragjykime na bene te gabojme shpesh gjate vleresimit te njerezve, apo te nje realiteti te caktuar, per te mire apo per te keqe, duke i perforcuar pozicionet tona per interesa personale e karieriste, kundra e pro tjereve . Sa shume ka marr hov dhe shume po zene hapsire dita dites, vleresimi tendencioz ne mesin e shoqerise sone, pro e kontra tjereve, pro e kontra te nje pozicioni politik e te nje realiteti te caktuar, per ti pozicionuar favorshem interesat dhe autoritetin personal pa merite e ne dem te tjereve.
Lexusi im i dashur, nuk eshte mire ti gjykojme tjeret ne baze te verejturit te thjeshte, thashe e themeve dhe ne baze te paragjykimveve, sepse vleresimet tona dalin shume subjektive e qesharake, te pa argumentuara, perplot genjeshtra dhe tendencioze, te cilat e demtojne  apo e favorizojne pa shkas autoritetin e tjereve dhe pa argumente, vetem per interesa personale. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje