Derisa te kete jarana shqipfoles te sllavo-grekeve vaj halli per kombin shqiptar
Si po duket paska qene lulë në kapuq politika e ma parshme e politikaneve shqiptar ne Shqiperi e ne Kosove, krahasuar me politiken e tanishme ne te dyja vendet. Derisa te kete jarana shqiptar te sllavo-grekeve pushtues dhe bashkpunojne me ta, ne dem te qeshtjes sone kombtare e ne favor te tyre, per interesa te ulta personale e karieriste, derisa gjenden njerze te korruptuar kemb e koke ne balle te politikes, edukimit, arsimit, shendetsise, ekonomise, drejtesise dhe institucioneve te ndryshme politiko-shoqerore, kulturore, historike e shkencore, vaj halli per ne si komb!
Derisa ti fryjme zjarrit politik e fetar ne dem te unitetit tone kombtar dhe te perqahemi mes veti mbi baza politike, fetare e regjionale, do te tallen armiqte me ne dhe do te na versulen gjithnje e më shume si te terbuar, kurse miqte tane do te zhgenjehen me veset e manite tona te shumta. Kam frike se do te devalvohen e rrenohen gjithnje e me shume institucionet tona te ndryshme politike, shoqerore, kulturore e shkencore, ne nivel shtetnor e kombtar, me emrimin e kuadrit militant partiak ne balle te tyre, te pa pergatitur sa e si duhet profesionalisht, moralisht e kombtarisht, duke i injoruar, mohuar e poshtruar aftesite profesionale, morale, njerzore e kombtare te atyre njerzeve qe jane te pjekur, te pergatitur dhe jane te afte te marrin pergjegjesi profesionale e organizative ne nivel vendor e kombtar dhe më shume. Derisa te devalvohet dija, edukata, kultura dhe shkenca nga matrapazet e korruptuar, nuk do te lulezojne shkollat dhe univerzitetet tona duke prodhuar kuader te mirfillt per interesat e vendit. Derisa kleriket tane fetar vrapojne kush pas vatikanit, kush pas Athines e kush pas Stambollit e beogradit, nuk do te kete edukim te mirfillt fetar, njerzore e kombtar, pos ngatresave, urrejtjes dhe perqarjes ne mesin tone kombtar. Derisa nuk happen vende te mjaftushme te punes e nuk luftohet varferija ne trojet shqiptare, popullit dhe rinise sone nuk i ka mbete rruge tjeter pos te tretet rrugeve te botes per ta siguruar kafshaten e bukes ose ta marr fatin ne duar te veta ne nje menyre apo tjeter me te gjitha mjetet qe i ka ne dispozicion. Lexusi im i dashur, assgje nuk na pike prej qiellit, askush nuk na jep liri, po se morem vete! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!